Thaçi synon Presidencën?

anazapta

Hashim Thaçi është i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit, duke kalkuluar që pas dy vjetësh t’i ofrohet posti i presidentit dhe njëkohësisht partia e tij të mbetet në pushtet në nivel qendror. Kështu shkruan sot gazeta “Zëri”, sipas të cilës kreu i PDK-së tashmë synon Presidencën. 

PDK doli e para në zgjedhjet e mbajtura në qershor, por një aleancë e partive të vogla bëri që të hapej debati se kujt i takonte formimi i qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë PDK-së së Thaçit, si partia me përqindjen më të madhe të votave.

Tashmë pritet që Presidenca e Kosovës të marrë vendimin për ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Presidentja bazuar në afatet ligjore do ta përcaktojë brenda dy ditësh datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend bëhet konstituimi i Kuvendit, që hap rrugën për mandatimin e kryeministrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *