Thaçi: Takimi me Vuçiç më i vështiri, Serbia ende na konsideron pjesë të saj

Dita

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka konsideruar takimin e sotëm në Bruksel me homologun serb Aleksandër Vuçiç si më të vështirin në këto 6 vite, ndonëse zgjati vetëm pak minuta.

Pas takimit të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, Thaçi tha për mediat se Vuçiç shprehu qëndrimin se Kosova shihet akoma si pjesë e Serbisë.

 “Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit. Serbia ende beson se Kosova është pjesë e tyre. Mashtrohen, gabohen shumë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës theksoi se marrëveshja finale duhet të arrihet medoemos, pasi lehtëson të ardhmen e dy vendeve.

“Ne ende shpresojmë që do të arrijmë një marrëveshje finale që do të jetë e mirë për Kosovën, për Serbinë dhe për investimin e BE-së. Një marrëveshje që lehtëson të ardhmen e dy vendeve dhe popujve tanë, e sjell mirëkuptim dhe pajtim. Pres vështirësi edhe më të mëdha, pres pengesa. Javët dhe muajt e ardhshëm i pres që të jenë edhe më të vështirë, por do të vazhdojnë negociatat”, ka thënë Thaçi.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Vertete mendon se Serbis dhe serbet do te shkelin me
    ne Kosove si vendali : “forget it”, “Never” ?! Te ruajne
    Vojvodinen se mos u iki edhe Ajo.Nje here ne histori e
    futen Kosoven ne suazen e tyre. Ate beri historia dhe i
    takin historise. Kosoven,edhe sikur ta braktisin te gjitha
    vendet e botes,me perjashtimte Amerikes,perseri kosova-
    ret do te dine ta mbrojne Kosoven deri ne piken e fundit
    te gjakut te tyre. Nje popull i mesuar ne LIRI,kurre nuk
    do te mundesh ta rikthesh me ne ROBERI ……!

  • Me thuaj me ke rri,te te them se kush je zoti alfade.
    Pse vertet qe Amerika tende eshte krijuar nga te zotet e vendit apo kolonizatore dhe sklever.
    Historia nuk eshte deshire por Zoti i Vertete denon cdo padrejtesi,prandaj anglezet qe krijuan nje koloni qe quhet Amerike nuk kane te drejten ti kerkojne llogari Serbeve,apo Turqve qe kane pushtuar me dhune,vrasje,perdhunime,pengje vendet ne te cilat jane vendosur,por qe jane 1000 vjet me heret se palorraca angleze.Ate qe beren me Serbet Natua nuk e beren me Ataturkun,shume e thjeshte dhe ky veprim nuk eshte ne interes te Shqipetareve te vertete qe nuk u turqizuan,por ngelen Epirote.
    Nebijte e Jeorgios Kastriotis qendren tone shpirterore e kemi Kostandinopolin te pushtuar nga Mongolet e turkoallvanosat Pashallare,Bejlere,Agallare.
    Me fal zoti alfade por ty nuk ke kuptuar cdo te thote komb,nder,dinjitet,respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *