Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç nuk do të takohen kokë më kokë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Lajmi është bërë i ditur nga Marko Gjuriç, shefi i Zyrës Serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
Thaçi dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me Mogherinin, ndërsa nuk ka informacion nëse dy Presidentët do të takohen në një moment të dytë.
“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
“Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shtuar më tej ai.
a.s/dita

Sanxhaku eshte Shqiperi
Presheva eshte Shqiperi.
Kosova eshte Shqiperi.
Pa pranuar kete me shkrim, ka vetem nje gjuhe me serbet.