Thaçi takon Vuçiç në Nju Jork. Diskutimi për vazhdimin e dialogut

Dita

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është takuar me një tjetër homolog të tij shqiptar.

Është fjala për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili u takua sot në Nju Jork me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Thaci tregon se gjatë takimit me Vuçiç është diskutuar për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjes për paqe dhe stabilitet në rajon.

Kreu i shtetit thotë se Kosova mbetet fuqimisht e përkushtuar për integrimin në BE dhe gjithashtu për dialogun me fqinjët.

“Sapo përfundova në selinë e OKB-së një takim me kryeministrin e Serbisë, zotin Vuçiç, me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqishëm e dedikuar në projektin e integrimit në BE dhe dialogut me fqinjët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *