Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur sot kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, në një kohë që kishte përfunduar lufta e Kosovës.
Kreu i shtetit e ka konsideruar aktin si kriminal, si dhe një veprim jo vetëm kundër viktimave, por edhe kundër lirisë dhe të ardhmes demokratike të Kosovës.
“Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai theksoi se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komunitet tjetër.

RROFTE BASHKIMI KOMBTARE!