Thaçi: Veprimet tërbuese dhe gazi i opozitës po shpërndahet në gjithë botën

Dita

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi shprehet i bindur se Kosova do të pranohet në UNESCO. Por, sipas tij, gjithë këtë proces dhe proceset tjera integruese, po i lëndon opozita me veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme që po i bënë.

Në një intervistë për KosovaPress, Thaçi tha se sa më shumë gazë lotsjellës që shihet në Kuvend, aq më e zbehtë do të jetë përkrahja për Kosovën. Kryediplomati kosovar thekson se veprimet e opozitës përveç që janë të dhunshme, gërditëse, ato janë edhe tërbuese.

Kosova tashmë ka kaluar dy fazat e para, futja e Kosovës në rendin e ditës dhe votimi me dy të tretat në bordin ekzekutiv, sipas zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi kanë qenë vendimtare për hapin tjetër që pritet të ndërmerret në asamblenë e përgjithshme me 9 nëntor, për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Mbështetja në këtë proces, për Thaçin ka qenë e një mbështetje e pritur pasi Kosova me këtë hap po e bënë një veprim të nevojshëm, të domosdoshëm dhe të drejt.

Numri dy i Qeverisë thekson se kanë dhënë garancione të plota për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, të monumenteve kulturore dhe fetare, meqë diçka e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e gjithashtu edhe me dokumentin e presidentit Ahtisari, i cili ka qenë bazë për deklarimin e pavarësisë së Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *