Thaçi nderon dëshmorët: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

DITA Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marr pjesë në një tubim përkujtimor në nder të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës, që humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi tha se është nder i madh për të gjithë që të respektojmë këtë ditë historike për kombin, Ditën e Dëshmorëve.

Sot nderojmë dëshmorët e Pejës me rrethinë dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Askush nuk është i përkryer por jemi duke e bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”. Thaçi po ashtu ka thënë se fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për Kosovën për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima.

Kujtojmë sot edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë duke vrarë rreth 13 mijë e 500 civilë, mbi 800 masakra e rreth 20 mijë dhunime. Fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishin shpresë për ne për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima”, deklaroi Thaçi.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Duhet të kërkohen kompenzime materiale për dëmet ndaj popullit që nga vitet e 90 kur filloi plaçkitja kurse për civil të vrarë dhe gra të dhunuara damshpërblim dhe jo kërkim falje apo dënime dhunusit veq janë mplakë tashma izraelitët ende marin para nga D ende u mëshojnë në buxhetin e shetit

  • Thaci …nuk nderohen deshmoret duke be pazare ne emer te tyre per ndarje te Kosoves dhe , me be pazare me kriminelet serb per ndarje te Kosoves e me dale sot gjoja me i nderue deshmoret me fjale md te lehte i thone hipokrizi

  • Taci eshte personalitet i permasave Evropiane. Data e perkujtimit te dates 5-se maje eshte edhe nje alternim me daten historike te pese majte ne shqipoeri qe do te shkohet drejjte unufikimit te kesaj feste per ter hapsiren shqiptare.
    Largepamsia e thacit eshte e shkelqyer.!
    Sa u perket problemev te bisedimeve ketu ka nje komision nga te gjith focat politike dhe jo thjeshte nga Thaci dhe ase nga Rama.
    Ceshtja Kombetar nuk duhet te trajtohet ne ket menyre ku ajo te neperkemet per ceshtj eletorale. Ky eshte gabim i madhe.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *