Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull romanit të Kadaresë, “E penguara”, që në gjuhën angleze mban titullin “Vajzë në ekzil”.
Nën titullin “Një vajzë nën ekzil-të mësosh të jetosh me të vdekurin”, në shkrim thuhet se “melodrama, tragjedia dhe miti ndriçojnë marrëdhëniet në mes individit dhe shtetit në një roman të mirë të shkrimtarit shqiptar”.
“Kam provuar”, është shprehur Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1998 për “Paris Review”, “të bëj një lloj sinteze mes tragjedisë së madhe dhe grotesku”. Në këtë (libër), për mirë dhe për keq, ai ia ka dalë mbanë.Gazeta shkruan se Kadare është një shkrimtar që merret me gabimet e tmerret njerëzore, në stile dhe forma që dikush do t’i cilësonte të sintetizuara. Lindur në Shqipëri dhe me mbasi ka jetuar për një periudhë të konsiderueshme në Paris, ai është një nga ata shkrimtarë të rrallë me reputacion ndërkombëtar, që ka arritur të shmangë kurthet postmoderne të “letërsisë botërore”. Puna e tij mbetet vërtetë e veçantë dhe sfiduese. Kjo nuk e bën leximin të lehtë.
Kadare ka shkruar një fiksion të vështirë dhe shqetësues për shumë vite tanimë: romani i tij i parë u botua në Shqipëri në vitin 1963. Ngadalë, gradualisht, përkthimet në frëngjisht dhe në anglisht e kanë sjellë atë para një audience gjithnjë e më të gjerë. Në vitin 2005 ai fitoi çmimin “International Man Booker prize”. Vitin e kaluar u vlerësua me çmimin prestigjioz “Jerusalem Prize”. Ai është përmendur disa herë si nobelist i mundshëm.
Librat e tij – dhe unë i gjykoj ata kryesisht në bazë të përkthimeve dhe përkthimeve nga përkthimet, zakonisht nga frëngjishtja prej shqipes origjinale – janë të çuditshëm, por obsesiv dhe përsërisin shqetësimet e tyre.
Në veçanti, Kadare kthehet vazhdimisht për të eksploruar mënyrat në të cilat tragjedia klasike dhe miti, brenda natyrës së besnikërisë dhe tradhtisë, si dhe detyrat e obligimet e individit ndaj shtetit, mund të veprojnë nën regjimet bashkëkohore. Ka pasur triumfe të mëdha: si “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pallati i ëndrrave”.
“Vajza në ekzil” është përkthyer nga shqipja prej John Hodgson, i cili ka përkthyer disa libra të Kadaresë. Në anglisht, Kadare tingëllon i saktë, si dikush që ka kërkuar dhe shumëkërkuar për fjalën e duhur.
“Vajzë në ekzil” është një libër që të mëson të jetosh me të vdekurin dhe me vdekjen, me hijen dhe me humbjen. Është rreth fantazmave që bezdisin njerëz, vende, shtete. “Asnjë dramaturg nuk kishte guxuar të bënte një shikim të tillë të fantazmës në mijëra vite. Kadare është një njeri i dyfishtë, që shkruan për dy vetvete të ndara”.

do ta lexoj me deshire dhe kureshtje kete roman te kadarese.
E nisi me ushtri te vdekura dhe gjenerale fantazma te shoqeruar me prifterinj kob ndjelles dhe po e mbyll po me fantazma..me vdekje ..me te vdekur me hije dhe humbje….
Egzaktesisht eshte tablloja e Shqiperise sot e kthyer nje territor…nje shprehje gjeografike..nje hale e europes ..nje plantacjon gjigand droge..nje vend qe udheheqet nga ambasdore dhe paria e tiranes eshte kthyer si ato gjenerate e shtetit te vdekur dhe ku fallxhori Kadare. ..ky azilanti me i cuditshem i planetit shet lavdine e vet ne nje kohe qe duhet te gezonte pleqerine ne paqe me te kaluaren..
Ndoshta ben alegori me fantazmen e Berishes qe per cudi edhe pse eshte miku i tij i Frances ka bere krime me te renda se Makbethi..kurre nuk e hapi sqepin hypsi Helenes..
Ndoshta Kaderese i cfaqen fantazmat e Gjergj Fishtes,Ernest Koliqit,Todi Lubonjes,Fadil Pacramit,Bilal Xhaferrit qe ky diktator brutal i letersise i “hengri te gjalle” edhe pse kishin vdekur..
***
Ne vitin e larget 1973 rastesia e solli qe u ndodha me tim ate ne nje takim me “masat e popullit” me Kadarene dhe nje i agjit-propit te asajkohe…
Se cfare u diskutua ne ate takim nuk ka rendesi se eshte teme e gjate..por kur u kthyem ne shtepi duke polemizuar per Kadarene (une isha tifoz i Kadarese) im me tha shprehimisht:
“Qe kur te vija koha e ndonje permbysje sistemi ky Baloja ( kadareja) jo vetem mishin por dhe kockat do ja bluaje Enverit…..dhe gjithmone sa here me cfaqet fotoja e Ismailit ne imagjinaten time i shtoj dhe dy dhembe te dale perpara si ato qe hane te vdekur ..kufoma…hegri jo vtem enverin pot tani i kendon dhe shqiperise qe ka vdekur me kohe…thjesht kadareja po ve lajmerin e vdekjes se kombit te Guardjani..
***
Po pse u baba e ke kaq inat Kadarene e pyesja atehere…dhe ai pergjigjej…Ky njeri kur ben debat me te shikon shtrember ..Nga ky duhet me u ruajtur se edhe Qeni qe shikon venger ( jo ballas) te shqyen nga mbrapa….Megjithese ne ate kohe isha kunder babait tim..sot e shikoj qe ai kishte te drejte…Ky jo vetem shqyen nga mbrapa te gjallet por dhe te vdekurit nuk i fal..thjesht nekrofag i sokakut te te marreve..qe i cfaqen fantazmat e Dunkanit…
pse nuk e botoni komentin e 1973 …per keto fantazmat e fantazmes ??
Baben e nonen i kujtofsh mor rob zoti, por ene emrin nuk ua permend pamvaresisht se i mbake si shume te qut.Paskan qene te qut se e paskan kuptu qe ne 73 se Moli ishte kunder Enverit.Kishte shume shqiptare si nona e baba jot qe e shihnin Kadare si shprese te lirise.Eh nganjehere liria eshte si fantazme , si ne kohen e Enverit.