Gazeta britanike “The Guardian” ka përzgjedhur mes fotove të tjera nga gjithë bota në rubrikën e fotove të ditës, një foto me flamurin kuqezi që mbahet në duar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Foto është bërë nga fotografi shqiptarë, Armando Babani gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Luginë ditën e sotme.
Në komentin që shoqëron këtë foto shkruhet se shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në Serbi po presin pas 67 vitesh vizitën e parë të një kryeministri shqiptarë.
