“Marrëveshja e parë që duhet të bëjmë është: mos i quani ato telefilma,” thotë Dr. Arzu Ozturkmen, i cili jep histori në Universitetin Boğaziçi në Stamboll.
“Ne jemi shumë kundër këtij emërtimi. Ajo që Turqia prodhon për televizionin nuk janë telefilma, telenovela apo drama periudhe: ato janë ‘dizi’, më konkretisht do të thotë një “zhanër në zhvillim”, me tregime unike, si dhe me një përdorim të hapësirës dhe muzikës nëpër kohëra të ndryshme. Dhe ato janë shumë, shumë të njohura“, thotë Ozturkmen.
Falë shitjeve ndërkombëtare dhe shikimit global, Turqia është e dyta pas SHBA-ve në shpërndarjen e TV në të gjithë botën, duke gjetur audiencë të madhe në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.
Aktualisht, Kili është konsumatori më i madh i ‘dizi’ për sa i përket numrit të shfaqjeve të shitura, ndërsa Meksika, pastaj Argjentina, paguajnë më së shumti për t’i blerë ato.
‘Dizi’ janë gjithëpërfshirëse, ku secili episod zakonisht zgjat dy orë ose më gjatë. Koha e reklamimit është e lirë në Turqi dhe mbikëqyrësi shtetëror i transmetimit mandaton që çdo 20 minuta përmbajtje të shpërbëhet nga shtatë minuta reklama.
Çdo ‘dizi’ ka kolonën e saj zanore origjinale dhe mund të përmbaj deri në 50 personazhe kryesore. Ato kanë tendencë të filmohen në lokacione që ndodhen në zemër të Stambollit historik, duke përdorur studiot vetëm në rastet kur janë vërtet të domosdoshme.
Temat narrative që ‘dizit’ u janë zakonisht shumë besnikë si:
–Ju nuk mund të vendosni një armë në dorën e heroit tuaj;
-Qendra e çdo drame është familja;
-Një i huaj do të udhëtojë gjithmonë në një mjedis socio-ekonomik që është e kundërta polare e tyre, p.sh. kalimi nga një fshat në qytet;
-Personazhi kryesor i filmit zakonisht e ka zemrën të thyer dhe është tragjikisht i lidhur me temën e dashurisë;
-Ka pothuajse gjithmonë një trekëndësh dashurie;
Dizi ndërtohet, në altarin e “dëshirës së përbashkët”, si për audiencën ashtu edhe për personazhet.
Sipas Izzet Pinto, themeluesit të Agjencisë Globale me qendër në Stamboll, i cili e kosideron veten si “shpërndarësi kryesor në botë i pavarur i përmbajtjes Televizive për tregjet globale”, kursi rritës i imperializmit ‘dizi’ filloi me ‘Binbir Gece’ të vitit 2006 (1001 netët).
Deri në vitin 2023, qeveria turke shpreson se ‘dizi’ do të tërheqë 1 miliard dollarë nga eksportet. Në zyrën e tij të qelqit në Stamboll, Izzet Pinto, themeluesi i Agjencisë Globale të shpërndarjes së ‘dizit’, thotë se 500 milion dollarë janë një objektiv më realist duke pasur parasysh humbjen e tregut të Lindjes së Mesme. Por ai parashikon që të drejtat e riprodhimit, zgjerimi në Amerikën Latine dhe hapja e Europës perëndimore, veçanërisht Italia dhe Spanja, do të ndihmojnë në kompensimin e këtyre humbjeve.
Në Tims (kompani e madhe prodhimi turke), Selin Arat parashikon që serialet turke kanë arritur një nivel të qëndrueshëm të popullaritetit. Kërkesa mund të mos rritet shumë më tepër, por ekziston një uri globale për atë që Televizoni Turk mund të ofrojë. Arat pranon se qëndrimi i Sauditëve kundër ‘dizi’ është një pengesë, por: “Nuk do të jetë fundi i pushtimit turk”, shton ajo.
Burimi: The Guardian
j.l./ dita

asgje s’ka impresionuse per nje mendje te lire . vetem mendjet skllave mundt te ..emocionohen per “artin” dhe menyren e jeteses “turke” (moderne) . vetem ata, qe s’arrijne te kuptojne se kjo kulture “turke” qe demostrohet ne keto filma eshte kopje e kultures peendimore perendimore . me qesharakja eshte se shumica e aktoreve, jane rrace e permiresuar me martesa me europiane dhe turp, per ata, ose ato artiste e quajne veten turq dhe flasin turqisht . le te kujtojme se turqit, kaluan nga cadrat ne shtepi e pallate rreth shek . 15-te .
Njerzit Jane lodhur me stilin e jeteses ne perendim. Pa familje pa dmthnie.
Turqia trajton tema qe njeriu sot eshte I interesuar
Esther fjala vetem per ato vende ku Jan muslimane.Ktu ku jetoj une ka 22 vite qe nuk ka dhen film turqiah.
SEPSE ESHTE ME I MIRI.
2018 JA KALOI HOLLIVUDIT PER SERIALET.
I PARI NE BOTE
Sevda,matrapazllek,callma,perce dhe sa e sa gjera te vyera qe Evropa I sheh me adhurim.Ivanhoe u me fal quiet Ertugrul!
Te shikosh telenovela turke do te thote te mos kesh respekt per veten .
Temat jane qesharake dhe nivel ordiner .
Burra qe rrahin grate dhe grate qe “dashurojne” burrat qe i rrahin .Te tilla jane dhe telenovelat latine….llapazanlleqe pa piken e cilesise .
Shqiperia eshte ashtu sikur nje evropian e ka cilesuar ne kohen e Zogut ….popull anadollak me nje klase intelektuale perendimore ,fatkeqesisht shume e paket .
Kur Enveri zhduku dhe kete klase te formuar ne Perendim ne Shqiperi ngelen Turqi e Vjeter dhe Turqit e Rinj .
Keto felliqesira turke ,meksikane e braziliane duhen ndaluar ose kufizuar .
Katastrofe eshte niveli i rinise sot qe gelltit novela turke ,muzike tallava dhe humor Kallakesh !!
E ardhmja eshte e sigurte !!!