“The Guardian”: Shqipëria, perla e çuditshme

Dita

“Sapo kaluam kufirin shqiptar, afër Shkodrës ne u përballëm me një vendim: bregun apo malin?”. Kështu e nis përshkrimin e tij për Shqipërinë gazetari i “The Guardian”, Kevin Rushby, i cili pak kohë më parë ka vizituar Shqipërinë.

Teksa jep përshtypjet e tij për vendin e shqiponjave, Kevin thotë se gjuha shqipe është shumë e ndryshme nga çdo gjuhë tjetër, por nëse u flitet shpesh të huajve, ai beson se bëhet tërësisht e kuptueshme. Destinacioni i gazetarit dhe familjes së tij është Uraka dhe varrezat e vjetra të Selcës, duke zgjedhur kështu malin, në vend të bregut. Ai mahnitet nga Via Egnatia, e më pas nga Liqeni i Ohrit dhe fshati i vogël Lin, raporton TCH.

“Shtëpitë janë të stolisura me lule, plakat me të zeza të ulura në hije dhe fëmijët që lozin jashtë me varka. Siç i themi njëri- tjetrit ‘do të ishte mirë të qëndronim në një prej këtyre shtëpive’, një grua e re na mirëpret në anglisht: “Doni të qëndroni në shtëpinë time?’, shkruan Kevin, duke përmendur edhe koranin e famshëm. Destinacioni i radhës ishte Dardha, ku autori veçon lakrorin, gatimin tradicional të zonës.

“Në fund të fundit, ne u lidhem thellë me këtë perlë të çuditshme e të lënë pas dore që quhet Shqipëri nga banorët e saj, dhe “Albania” për çdo njeri tjetër”, mbyll autori shkrimin për Shqipërinë, që është pjesë e turit të tij ballkanik.

Në shënimet e autorit thuhet se nuk pati problem të udhëtonte në Shqipëri. Një polic i ndaloi për t’i udhëzuar të përdorin dritat gjatë ditës, por vetëm kaq.

(Origjinali: http://www.theguardian.com/travel/2015/aug/15/east-european-road-trip-albania-tombs-via-egnatia)

Share This Article
1 Comment
  • Juve ju keshilloi polici kurse ne na e ka shkruar gjoben pa na ndaluar akoma. Pse nuk na keshillojn edhe neve kur vemi jasht po kercet gjoba qe te dredh kembet. Ne jemi per te vuajtur kudo qe vemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *