The Stunning Place: Pse Shqipëria po bëhet vend kaq popullor për t’u vizituar

redaktor

Shqipëria është një vend që rrethohet me destinacione për turistët: Maqedonia në lindje, Mali i Zi në veriperëndim dhe Greqia në jug. Pavarësisht vendndodhjes, The Stunning Places, një faqe e njohur turistike, tregon se vendi ynë është thuajse i panjohur nga shumë vende botërore. Ndaj, shkruan faqja duhet kuptuar se pse Shqipëria po bëhet vend kaq popullor për t’u vizituar.

1. Është plot me histori

Shqipëria ka shumë vende dhe peizazhe të bukura si psh. Syri i Kaltër në Sarandë, një vend mbresëlënës. Megjithatë, ky vend, shkruan faqja, është plot me histori të gjatë, më monumente, me një bukuri të paprekur. Të shumta janë aventurat që mund të kryesh. Muzeumet nuk mungojnë, as kalatë dhe të tjera vende edhe të mbrojtura nga Unesco.

2. Është vend i lirë për turistët

Shqipëria është një shtet i lirë për tu udhëtuar. Ti mund të marrësh transportin publik, të hash edhe gjëra shumë të lira, të qëndrosh në hotele të lira. Madje, për të gjithë adhuruesit e turistëve me çanta shpine, Shqipëria është parajsë. Për autorët, Shqipëria ka një vijë bregdetare jugore të ngjashme me Greqinë dhe shumë më të lirë. Buxheti është rreth 15 usd për një natë fjetje (mesatarisht) Brenda nëpër qytete dhe deri në 50 usd në vijë bregdetare.

3. Plazhet janë të “paparë”

Një pjesë e madhe e vijës bregdetare shqiptare është ende e paprekur, gjë që nuk e gjen dot nëpër shtete të tjera. Ka plazhe si Vlora që pushuesit vijnë direkt nga Italia, apo në Sarandë udhëtojnë nga Greqia përmes Korfuzit. Shkrimi vijon duke përmendur shumë plazhe shqiptare që janë shumë të mira për të pushuar, ndër to Dhërmi, Ksamil etj.

Share This Article
3 Comments
  • Shqiperia po behet vend popullor per t’u pare nga te huaj,sic behen KOPSHTET ZOOLOGJHIKE!
    Ndersa per shqiptaret eshte bere vend kaq i huaj sa mezi presin te ARRATISEN qe ketej me kuc e me mac!
    Boll me propagande boshe!
    Nje vend ku mungon BUKA E GOJES,ku mungon totalisht DREJTESIA,ku GJAKMARRJA ka mbuluar dhene,ku NUK KE KU TE ANKOHESH APO TE QASH NJE HALL etj,per cfare duhet me ky vend pervecse si kopesht zoologjik???

  • Shqiperia po behet vend popullor per t’u pare nga te huaj,sic behen KOPSHTET ZOOLOGJIKE!
    Ndersa per shqiptaret eshte bere vend kaq i huaj sa mezi presin te ARRATISEN qe ketej, me kuc e me mac!
    Boll me propagande boshe!
    E ashtuquajtura DEMOKRACI doli nje BLLOF,ashtu sic e percaktonte dikur Enver Hoxha:
    -Ne kapitalizem NJERIU PER NJERIUN ESHTE ….UJK!
    Nje vend ku mungon BUKA E GOJES,ku mungon totalisht DREJTESIA,ku GJAKMARRJA ka mbuluar dhene,ku NUK KE KU TE ANKOHESH APO TE QASH NJE HALL etj,per cfare duhet me ky vend pervecse si kopesht zoologjik???

  • Do te doja te beja edhe une nje koment,por kur lexova komentin e “Talentit” pashe qe nuk ishte nevoja te shkruaja asgje sepse te njejtat gjera kisha ndermend te shkruaja.nderimet e mija talenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *