Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: ‘Vrasja e një tirani’/ Media britanike: Disa gjeneralë mund të vrasin Putin fshehurazi dhe vdekja mund të inskenohet si një atak kardiak
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > ‘Vrasja e një tirani’/ Media britanike: Disa gjeneralë mund të vrasin Putin fshehurazi dhe vdekja mund të inskenohet si një atak kardiak
AktualitetAnalizaBoteKryesore

‘Vrasja e një tirani’/ Media britanike: Disa gjeneralë mund të vrasin Putin fshehurazi dhe vdekja mund të inskenohet si një atak kardiak

Amelda Amelda
Published June 4, 2022
Share
SHARE

Vladimir Putin mund të përballet me një grusht shteti, e vrasjen e tij mes zemërimit që ka përfshirë gjeneralët rusë për menaxhimin katastrofik të luftës në Ukrainë.

Autokrati i sëmurë, thotë The Sun, mund të hiqet qafe nga vetë shërbimet e tij të sigurisë ndërsa vdekja do të mbulohej me heshtje, duke u shitur si pasojë e një problemi shëndetësor, siç është një atak në zemër.

Ajo që pason, sipas ekspertit të sigurisë Dr Robert Thornton, mund të jetë zëvendësimi i tij me një lider edhe më të ashpër, i cili të dërgojë përsëri trupa në Kiev. Dr Thornton, profesor në King’s College të Londrës, i tha The Sun Online se gjeneralët ushtarakë rusë po humbasin durimin me udhëheqësin e tyre dhe duan që ai të largohet.

“Shërbimi sekret rus, FSB, mendon se Putini duhet të hiqet sepse ai është treguar i butë me Ukrainën”, thotë eksperti, që kujton sesi presidenti rus vendosi të tërhiqej nga Kievi dhe tani po përqendrohet vetëm në Donbas. Dr Thornton mendon se njësia e inteligjencës ushtarake ruse, GRU, mund të ishte më e përshtatshmja për të larguar Putinin dhe mund të lëvizë shpejt, nëse trupat e Moskës humbasin terren dhe në Ukrainën lindore. “Ata i kanë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë”, thekson ai.

“Nëse dikush realizon një grusht shteti në pallat, padyshim do të kërkojë që ta bëjë atë në fshehtësinë më të madhe”. Dr Thornton thotë se një grup i vogël oficerësh të lartë të sigurisë mund t’i afrohet Putinit me një ultimatum për të lënë detyrën ose të vritet.

“Ata do të thonë në televizion se Putini nuk ka qenë mirë me shëndet. I gjori pati një atak në zemër, nga gjithë sforcimi i operacionit të tij special ushtarak dhe tani vendi do të ketë një lider të ri”, është komenti i profesorit që kujton se diçka e ngjashme ndodhi me ish-udhëheqësin sovjetik Leonid Brezhnjev, dhe figura të tjera komuniste në vitet 1970.

a.m/dita

Amelda Amelda June 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • paradoxal says:
    June 4, 2022 at 4:39 pm

    Rusia i hyri nje rruge pafund!

    Njerezit inteligjente mesojne nga gabimet e te tjereve!

    Kur deshtoi Amerika me nje shtet perferik si Afganistani, e me gjithe ato investime ne ushtri e infrastrukture, sa shance ka Rusia te fitoje nje lufte ne mes te Evropes kur ka edhe gjithe perendimin kundra?!

    Kushdo te vije apo te iki ne krye te Rusise, gjerat nuk kthehen kurre si me pare. Evropa bythpambukte u trondit mire nga gjumi kete here.

    Mjafton te mos besh biznes me Rusine dhe eshte ndeshkimi me i madh qe mund t’i besh. Mos i blej naften, gazin, qymyrin, plehun kimik e mineralet. Mos i shit teknologji firmave ruse dhe do s’do kapitullon ekonomikisht.

    Reply
  • Aron says:
    June 4, 2022 at 5:58 pm

    Sa qesharake qe behen edhe keta perendimoret. Nuk postohet neper lajme cfare do behet dhe si do behet nqs kane per te bere dicka gjeneralet. Keta bejne lajme per klikime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?