“The Times”: Kryeministrja Theresa May nesër jep dorëheqjen

Bora Basholli

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit. Kjo lëvizje e radhës paralajmërohet nga media britanike  “The Times”, e cila iu referohet burimeve të saj të sigurta.

Kryeministrja të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, ku mes tjerash jepen të gjitha mundësitë e referendumit të dytë dhe një qëndrim i mundshëm, i përkohshëm brenda  unionin doganor me Bashkimin Europian.

Dje u largua nga kabineti qeveritar, ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqjen, sepse nuk kishte fare besim se qeveria do ta zbatojë Brexit-in.  Plani për zbatimin e Brexit u vendos në qershor të 2016 përmes referendumit.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Merrni keta kllounit e cirkut Albanistanit ta mbajne pushtetin per nja 30 vjet me radhe,njehere Coli,njehere Loli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *