Gjithçka po ndodhë pas 23 Qershorit është thellësisht (anti) kushtetuese. Ne edhe pas kësaj date, vazhdojmë të kemi një parlament, i cili nuk ka të sharë dhe që do të ketë jetë dy apo tre muaj, pas zgjedhjeve, deri nga fillimi i vjeshtës. Ndoshta dikush edhe mund të mendojë se tani anëtarët e tij ngjajnë me ca ushtarë të shpartalluar nga beteja e fundit që kanë mbetur të vetmuar tutje nëpër pllaja. Ndoshta dikush edhe mund të thotë se ata kanë humbur podiumin nga ku mund të bëjnë të vetmen gjë që dinë, kanë humbur çdo lloj komunikimi, as nuk marrin as nuk nisin ferman, duke u mjaftuar vetëm me ndonjë pëshpërimë nga rrjetet sociale, por sërish ata vazhdojnë të mbeten parlamentarë të vërtetë. Edhe pas zgjedhjeve të fundit, ne vazhdojmë të kemi një president si garant i kushtetutës, i cili në një heshtje gati mitike, përcolli gjithë procesin e zgjedhjeve. I vetmi zgjim i tij nga kjo heshtje e gjatë, ishte mbledhja me shefat e institucioneve pavarura, ku dha këshillën që ata të mos trembeshin nga ndonjë revansh i mundshëm. Ndoshta kjo këshillë vinte pas një meditimi të thellë e të gjatë, por nisur edhe nga konteksti pa lidhje ku u tha, ndoshta e gjitha ishte një trill poetik, ku ai ishte duke cituar poezinë, “Duke pritur barbarët” të poetit të shquar grek, Kavafis. Ajo që mund të thuhet me saktësi, është fakti se kjo ishte fjalia më e çuditshme që mund të thoshte një president. Sidoqoftë edhe pas këtij meraku, ai vazhdon të jetë (anti) kushtetues.
Ne kemi një kryetare parlamenti që nuk dihet ku është dhe nuk kuptohen arsyet, pse ajo e ka përjetuar më keq nga të gjithë humbje, por sidoqoftë e kemi. Ndoshta është në zyrën e saj, ndoshta ajo ende, para një maketi, vazhdon të na tregojë një projekt parlamenti të ri, të denjë për sheikë, brenda të cilës do të flinte edhe i pari i tij, për të qenë sa më afër punëve. Ndoshta ende atje pranë Kryesisë së parlamentit, ajo i jep ritëm një ore që bën pa pushim, tik-tak, tik-tak. Sidoqoftë këto nuk vlejnë shumë. Rëndësi ka që e kemi.
Ne vazhdojmë të kemi një kryeministër, absolutisht (anti) kushtetues, i cili pas hutimit të parë, pas mallëngjimit të dhjetëra ithtarëve të tij, preokupimi i tij është shfaqja kushtetuese deri në fund, duke hedhur poshtë edhe aludimet, si “kryeministër në ikje”, etj. Madje edhe nëpër mbledhje qeverie, të cilat duken se nuk kanë asnjë lidhje me kohën në të cilën zhvillohen, flet sikur zgjedhjet të mos jenë zhvilluar ende. Ai vazhdon e shpalosë projekte të mëdha, takon të huaj, bënë tendera, veprime këto plotësisht të drejta që nuk kanë asnjë cen ligjor. Ai thotë se do të rriten paga katër apo pesë përqind, madje dhe i rriti ato, duke e shpallur këtë si tregues të mbajtjes së fjalës nga ana e PD-së. Edhe kjo nuk përbënë asnjë shkelje, por meqenëse e pati që e pati në dorë këtë rritje pagash të disa ditëve më parë, pse nuk i rrit pagat, le të themi njëqind përqind!? Do të ishte një super mbajtje fjale! Sërish ai kishte për të qenë (anti) kushtetues. Të gjitha ato që përmendëm më lart, mund t’i shikojmë edhe në një prizëm tjetër.
Së pari, pavarësisht nga sa u tha dhe pa fajësuar kushtetutën, praktika ka treguar se periudha tre mujore, pas zgjedhore, deri në fillimin e qeverisë së re, për realitetin shqiptar, rezulton si një periudhë e shthurjes së shtetit. Kjo ndodhë sepse qeveritarët, duke e konsideruar qëndrimin në godinën e shtetit si një qëndrim me qira, kur prishet kjo qira, veprojnë si qiraxhinj të vërtetë. Në vend të mendojnë për ndonjë rregullim që ta lenë sa më të rregullt atë godinë, ndoshta më shumë përpiqen “të heqin” ndonjë tullë, a “thyejnë” ndonjë xham, ashtu në ikje e sipër. Në këtë kuadër, duket se “qeverisja” e këtij vendi për një mandat, është katër vite minus tre muaj. Kjo është arsyeja që kushtetuta jonë, e pafajshme siç është, duhet të vijë edhe në sinkron me mentalitetin e atij që i është “prishur qiraja”, pra duke e shkurtuar këtë periudhë tremujore.
Së dyti, presidenti, i cili e ka konstatuar se vërtet ka një revansh, duhet ta kuptojë se ky nuk është revansh i asnjë partie që po vjen, por një “revansh” i votuesit. Dhe duke qenë kështu, ai duhet të ndihet i ngazëllyer, se në fund të fundit votuesi e bëri të qartë “revanshin” e tij, duke ia lehtësuar punën edhe vet presidentit. Dhe pas kësaj, në vend që t’u jepte zemër “të vetëve”, mirë do të ishte ta këshillonte humbësin që ta lexonte mirë këtë “revansh”, ndërsa duhet të uronte sinqerisht fituesin. Në mungesë të guximit për t’i bërë këto që sapo thamë, së paku ai duhet ta anulojë këshillën që u dha institucioneve të pavarura.
Së treti, kryetarja e parlamentit, tani që është bindur se ka humbur, ndryshe nga të tjetër të cilët do ta analizojnë sipas mënyrës së vet këtë humbje, duhet të jap shembullin e një reflektimi dhe përqasje personale ndaj kësaj humbje. Kryetarja e parlamentit, duhet të thotë se ndryshe nga fajet e të tjerëve, ajo më shumë se të gjithë e vrau sharmin njerëzor, qoftë edhe femëror tek politika e Partisë Demokratike. Në politikë, ajo doli nga natyra e saj, sepse ndoshta për një çast u gënjye, duke menduar se politika është atribut i burrave të ashpër dhe vrapoi të bëhet si ata. E në këtë kuadër, ajo duhet të bëjë një analizë ekstra kushtetuese, duke i dhënë llogari gjinisë së saj që i veshi përdhunisht imazh burri.
Së katërti, askush nuk e ka thënë se kryeministri aktual nuk është më kryeministër. E vetmja gjë që duhet thënë është fakti se ai është një kryeministër që e ka humbur mandatin për të qeverisur dhe nuk e ka rifituar dhe këtë gjë më mirë se askush tjetër duhet ta lexojë ai vet. Nëse do e lexonte si duhej, nuk do të kishte arsye të sillej aq “kushtetueshmërishtë”, por do ta kuptonte se pas 23 Qershorit, askush, ose më saktë një milion “burra dhe gra”, siç ka qejf të thotë ai, nuk duan të ia dinë më, nëse ai e mban ose jo fjalën. Do ketë hapësira të tjera që ai të tregojë se mban fjalën siç është “thyerja” e rekordit të notit. Nëse do të sillej pak më (anti) kushtetues, në vend që të rriste pagat apo të bënte tendera, më fisnike për të, do të ishte që t’i thoshte qeverisë së re se, kjo është gjendja financiare dhe ju merrni vendimet e duhura, sepse në vijim është thirrur për mision jo ai, por qeveria e re.
Pavarësisht nga sa më lart, gjithçka po ndodhë në këto tre muaj pambarimisht të gjatë, është (anti) kushtetuese. Parlamenti, presidenti, kryetarja e parlamentit e kryeministri janë duke bërë një punë të paqme, që nuk ka të sharë. I vetmi ngërç (anti) kushtetues, është fakti se ne realisht qeverisemi katër vite, minus tre muaj!
Jozefina se bashku me Raimonda Bulkun(Pashkon),Majlinda Bregun( Leshverdhen ), Mesila Doden,(luftaraken) kane shkuar ne nje plazh privat te vogel , te izoluar , ku jane vetem ato dhe bejne rreze dielli nudo per relax.
Kete peson kur populli te patax.
Shoqe do na marre malli !
SI GJITHMONE SHKRIMET E KETIJ AUTORI KANE MENCURINE E POPULLIT , SEPSE NE FAKT ATE MBESHTESIN , KANE MENCURINE E NJE FILOZOFI SEPSE PIKERISHT DI TE FILOZOFOJE GJENDJEN , KANE PESHEN E FJALES PIKERISHT SEPSE MBESHTETEN TEK E VERTETA . I SHTOHET GJITHSHTU EDHE SHPIRTI I POETIT QE DHEMB KARSHI CDO PADREJTESIE , I SHTOHET LLOJI I KARAKTERIT QE ESHTE ME SE I VECANTE PER TE QENE I DENJE SINQERISHT REALEN PER TA SHKRUAR . SOKRAT HABILAJ QUHET ! Vaje halli Shqiperia ime , duhet dore e forte te nderhyje , Qeveritarit ndodhka jo dy shkrime por asgje te mos i beje pershtypje . Kesaj i thone shtetpercartje . Respekt autorit dhe gazetes per bashkepuntoret e denje qe ka ne dispozicion te saj , D
— Duke pritur barbarët —
K.Kavafis
…………………………………………….
Përse Senati s’po bën asnjë punë?
E përse rrinë pa bërë ligje senatorët?
Sepse sot do mbërrijnë barbarët.
E çfarë ligjesh prisni të bëjnë senatorët?
Kur barbarët do të vijnë, do bëjnë ligjet e tyre.
………………………………………….
Përse erdhi nata dhe barbarët nuk erdhën?
Ndokush erdhi nga kufijtë
e tha që s’ka barbarë gjëkundi.
E tani, pa barbarët, ç’do bëhet me ne?
Ishte një zgjidhje ardhja e tyre.
Me habisin pa mase disa injorant qe cfar te flase vetem se eshte I majte e ngreni ne qiell.Shumica e tyre as qe e lexojn se per se behet fjale.Po ulet dhe bene lavdata autorit.
Akoma nuk e ke vrare veten ti Mark??Une jam i mendimit se ti je nje nga ata Kriminelet e SHIK-ut te Gazidedes qe mbas 1997-es Saliu i dergoi me pashaporta Diplomatike ne UK dhe Canada.Per te mos u denuar per krimet e tyre te kryera.
Shkrim, pervecse realist e i vertete, edhe i konceptuar bukur perqark sarkazmes!Urime, Sokrat!