Në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, kontribuuesit në zonat rurale po bien, deficiti i skemës së pensioneve po thellohet.
Sipas të dhënave zyrtare të ISSH, në vitin 2018, deficiti i skemës së pensioneve arriti 45.8 miliardë lekë, duke u rritur me 1.7% në krahasim me vitin 2017.
Rezultatet negative në reduktimin e deficitit në skemën e pensioneve erdhën nga shpenzimet më të larta për pensione se arkëtimet nga të ardhurat prej kontributeve. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për pensionet arritën në 125 miliardë lekë më 2018, me një rritje vjetore 5.2%.
Deficiti i skemës së pensioneve është frenuar më së shumti nga reforma e pensioneve, që ka rritur moshën e daljes në pension e për rrjedhojë ka frenuar numrin e pensionistëve të rinj në skemë.
Vlera e deficitit në skemën e pensioneve është gati dyfish më e lartë se në vitin 2013, edhe pse në skemë janë shtuar 180 mijë kontribuues të rinj që nga 2013. Ekspertët në ISSH thonë se, pa reformën do të kishim thellim të mëtejshëm për shkak se numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para pak viteve.
Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.
Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544 persona, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a.
o.j/dita

Nga fitorja ne fitorje, ne qe paguajme sot kemi per te marre te gjatin neser.
29 Tetor 2014
“Pensioni i gjithë pensionistëve kryefamiljarë, jo atyre që jetojnë me të tjerët, dhe paga për ata që marrin ndihmë ekonomike do të rritet. Do të rritet në atë masë që asnjëri nuk do të ndjejë absolutisht se është hequr fasha. Asnjëri nuk do të duhet të kursejë nga buka e gojës për të paguar energjinë elektrike. Nuk do të jetë një reformë që do të prekë mbijetesën. Do jetë një reformë që do garantojë mbarëvajtjen e jetës ekonomike dhe sociale të vendit në vitet në vijim dhe do jetë reformë që ky vend të lajë njollën e madhe të turpit si një vend që vjedh energjinë. Pushtetet që kanë preferuar ta mbajnë popullin në gjumë si piramidat dhe duke e lënë pushtetin pasardhës të përballet nëse bie piramida,” tha kryeministri Rama.
Emrat ne vendin pa qeveri “fakiret” i ndruan shume here , fene e ndruan , moshen paskan te drejte qe ta ndrojne , pra “te beni si te doni , vec per ne te votoni ” ..! Pse rroni ju qe e quani vehten me mend , ju qe as nje grosh nuk vleni , por te qeverisni vendin , qef keni ..!
Zigur, ishe prapa deres ti qe e citon me aq pasion? Nuk me vjen keq per Ramen, por habitem me ty se te shikoj shpesh ne komente dhe shkruan fjale ne thonjeza! Nje çudi. Ku punon ti Zigur mavria?
Shqipëtarët kanë 80 vjet fitore….asnje humbje asnje barazim…..në vënd të fundit në klasifikim!!!