Eksportet e produkteve shqiptare kanë rënë gjatë muajit mars dhe kjo ka ndikuar në rritjen e deficitet tregtar. Sipas INSTAT gjatë muajit mars është ulur ndjeshëm eksporti i energjisë dhe mineraleve, me afro 31.9 %. Deficiti në mars u rrit me 8.2 në karhasim me muajin janar.
“Në Shkurt 2013 u eksportuan 15,9 miliardë lekë mallra, me ulje 12.5 përqind në krahasim me Janar 2013 dhe rritje me 4.4 përqind në krahasim me Shkurt 2012. U importuan 33,2 miliardë lekë mallra me ulje 2.8 përqind në krahasim me Janar 2013 dhe ulje 11 përqind në krahasim me Shkurt 2012. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 17,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.2 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 21.7 përqind krahasuar me Shkurt 2012”, tha Alma Mezini, INSTAT.
Sipas INSTAT, tregtia me vendet e BE është 72.9 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia me 41. 3 % dhe Greqia me 8.6. %. Rritje ka shënuar eksporti i produkteve kimike dhe plastike dhe rrite të importeve shënuan produktet pije dhe duhanit.