Thellohet përplasja, Turqia reagon ashpër pas arrestimit të një “spiuni” nga ana e Greqisë

Ornela

Të premten Turqia dënoi arrestimin nën dyshimin e spiunazhit, të një punonjësi në konsullatën turke në ishullin grek të Rodosit, raporton AFP.

Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçar, që punonte si sekretar në konsullatën turke.

Mediat greke raportuan për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër grek në lidhje me këtë rast, për të cilin u tha se punonte në një traget si kuzhinier.

CNN grek raporti se personi i dytë dyshohet se ka raportuar në Turqi për pozicionet e anijeve të marinës greke dhe ka siguruar informacione të tjera në lidhje me forcat ushtarake greke.

Turqia tha se Greqia shkeli konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet konsullore duke arrestuar punëtorin e konsullatës.

“Çështja kundër tij ishte ndërtuar nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur tensionet në marrëdhëniet me Turqinë”, tha ministria.

Komunikata nuk e përmendi personin e dytë që punoi në traget.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan ndjeshëm këtë vit pasi Turqia shtoi kërkimet për gaz natyror në ujërat lindore të Detit Mesdhe të pretenduara nga Greqia.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ishte nje kohe kur Turqia i perplaste anijet greke si govata teneqesh ne uje.
    Ishte nje kohe kur ushtari turk ja fuste plumbin mu lart ne shtylle provokatorit grek dhe e linte aty te varur si sorre.,.
    Ishte nje kohe kur ushtria turke cliroi Qipron dhe ja caktoi vete grekeve parcelen ku do merrnin fryme.
    Atehere Turqia nuk ishte Islamike dhe xhihadiste,por nje shtet laik demokratik,qe te merrte gjak ne vetrull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *