Thellohet skandali i Indrit Fortuzit, mashtrime në seri me bileta false

Dita

Ish-­futbollisti i Tiranës dhe ish-­kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9 në Tiranë, Indrit Fortuzi duket se është futur në telashe.

Disa ditë më parë, Fortuzi dhe e shoqja e tij, janë kallëzuar penalisht nga një 20­ vjeçar, pasi është mashtruar me biletat e udhëtimeve.

Fortuzi dhe e shoqja e tij kanë një agjenci udhëtimesh, “Just Travel”, ku 20­ vjeçari kishte blerë katër bileta avioni në vlerën 1200 euro.

Mirëpo, të katër biletat ishin të pavlefshme pas kryerjes së transaksionit. Prej një jave, Jonida Fortuzi dhe Indrit Fortuzi janë zhdukur dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

Veç kësaj, thuhet se Indrit Fortuzi kishte edhe probleme me kumarin, ku besohet se ka shpenzuar para të konsiderueshme.

Shtypi i sotem ka zbuluar edhe një kallëzim tjetër për mashtrim me biletat, kryer nga firma nën pronësi të Fortuzit.

Bëhet fjalë për shtetasin A.S. , 47 vjeç, i cili kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali nga agjencia “Just Travel” për 175 euro. Mirëpo, kur ky person u paraqit në aeroportin e Rinasit, bileta e tij nuk e ekzistonte në sistem.

Share This Article
7 Comments
  • Ne se kjo eshte e vertete, perben vertete nje precedent te rrezikshem! Nuk e di, a mund ta ekstradoje shteti kete mashtrues, qe na vjen keq qe e kemi duartrokitur me dhjetra here per lojen e bukur me topin!

  • INDRIT FORTUZI NJE MASHTRUES HIPOKRIT. SHUME BANOREVE TE NJESISE NR 9 I KA KAMARE ME MIJRA EURO KUR I LEJONTE QE TE BENIN NDERTIME PA LEJE .
    KY ESHTE NJE KOPUK MASTRUES ,ME NJE BUZEQESHJE TE SHTIRUR . DERI TANI AKTIVITETIN E TIJ MASHTRUS E MBRONTE QEVERIA BERISHA , BASHA . TANI KA ARDHUR KOHA QE AI TE JAPI PERGJIGJE PER ATO QE KA BERE.

  • Ky qenka “zogu fluturues”, qe ka fluturuar jashte shtetit? E dinim per “as” na doli “pras”. Jam kurioz se cfare do thote ky Strazimir qerosi, qe nuk le Tv pa dale per pune mashtrimesh.

  • Keta lloj personash jane te edukuar ne shkollen profesionale BerishianeSypeshkaqenLulushe te P.D-es me seli SHQUP te ciles i menderosin emrin qe ka merituar per shume vjet.Tani eshte shtepia e ish ballistave,legslistave ,te perndjekurve e keshtu me radhe te lloj lloj sorollopi qe pijne uji ne kete burim te qelbur te politikes bordello e ashtequajtur e djathte shqiptare .Ketu permendet Indriti por disa kohe me pare permendesh z.Greta ,kengetarja e dalluar e p.d.-es per vjedhje te tilla.Por kush i mbyll?Keshtu do te mbyllen,mjere kush bie ne gracke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *