Thellohet skandali qeveritar për koncensionet

redaktor

Të gjithë kontenierët që do të kalojnë në Republikën e Shqipërisë për 15 vitet e ardhshme do të skanohen nga një kompani e huaj. Ky është vendimi i fundit i qeverisë shqiptare që është diskutuar në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe që ka ngjallur debate të ashpra mes ligjvënësve kuvendorë. Në diskutimin për projektligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoriteti kontraktues dhe shoqërisë Rapiscan Security si koncesionar për financimin ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve dhe automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”, në kuadër të ndryshimeve ligjore të bëra për ligjin e koncensioneve, deputetët opozitarë kanë kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e qeverisë, pse do të jepet me koncension një skanim i tillë, kur shumë mirë mund ta bënte vetë qeveria shqiptare. Por duket se gjurmët e largimit të saj janë të dukshme dhe do të bëjë favore për të mundur të ruajë lidhjet e saj në cdo rast. Pasi sipas përllogaritjeve cdo njësi skanimi në doganë kushton 39 ero, tarifë e përcaktuar kjo, dhe në vit kalojnë në doganën shqiptare rreth 300 mijë kontenierë. Pra me një përllogaritje të thjeshtë rreth 12 milion euro do të shkojnë për llogari të kompanisë amerikane. Këto të ardhura mund të shkonin për buxhetin e shtetit, duke kompensuar gropat që po rëndohen cdo ditë, të cilat po reflektohen në standardin tonë të jetesës. Por ashtu si me privatizimet e dështuara edhe koncensionet po jepen për favore të caktuara qeveritare, duke e cuar në një rrugë pa krye ekonominë e vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *