Sa dëshpëruese është situata ekonomike e Shqipërisë?

redaktor

Qeveria është treguar apatike, pasi ajo nuk e shoqëroi apo moderoi rritjen e çmimit të shërbimeve me uljen e ndjeshme të shpenzimeve qeveritare. Do të ishte e zgjuar politikisht dhe ekonomisht, nëse kryeministri do të dilte dhe deklaronte se ka ardhur koha për të gjithë të shtrëngojnë rripin, duke propozuar njëkohësisht edhe masa konkrete për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

 

Si pasojë e marrëveshjes me Bankën Botërore, qeveria shqiptare do të duhet të bëjë të mundur uljen ose eleminimin e borxhit të brendshëm, liberalizimin e tregtisë me vendet e tjera, mbajtjen stabël të monedhës vendase, dhe privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore si AlbPetrol dhe KESH.

Më qëllim që këto reforma ekonomike të jenë efikase, qeveria shqiptare duhet së pari të marrë mirëkuptimin dhe mbështetjen e grupeve të interesit, të cilat do të influencohen nga këto reforma. Fatkeqësisht, duket se ashtu si edhe në rastin e armëve kimike siriane, qeveria po i mban këto grupe interesi në një terr informativ i cili prodhon vetëm keqkuptime dhe opozicion për reformat e sipërpërmendura. Për këtë arsye, është jetike për qeverinë t’u shpjegojë këtyre grupimeve situatën ekonomike të vendit dhe arsyet që e çuan atë në firmosjen e marrëveshjes me Bankën Botërore. Duke qenë se qeveria nuk e ka bërë këtë gjë deri më tani, ky shkrim përpiqet t’i ofrojë publikut një shpjegim sadopak ndihmues.

Së pari, situata ekonomike e Shqipërisë është aq dëshpëruese sa ajo po kërkon borxhe nga Banka Botërore për të shlyer borxhet e marra nga organizmat e ndryshme botërore gjatë dy dekadave të fundit. Kjo situatë ka dy fajtorë kryesorë të ndërlidhur me njëri-tjetrin: Individin dhe qeverinë. Individi shqiptar, i pa mësuar me ekonominë e tregut dhe dritëshkurtër në menaxhimin e lekut të fituar përmes punës në tregti dhe emigracion, bëri ç’është e mundur që shumica dërrmuese e fitimeve të varroseshin në investime jofitimprurëse si ndërtime apo blerje vilash dhe makinash luksoze.

Mjafton të vëzhgohet Shqipëria nga jugu në veri dhe do të kuptojmë se shqiptarët e kanë paralizuar sistemin duke murosur miliarda dollarë, pjesa dërrmuese e të cilave në mënyra nga më monstruozet për nga aspekti urbanistik. Shqiptarët duket se nuk e dinë që suksesi i një sistemi ekonomik kapitalist qëndron në investimin e parasë. Investimi i parasë në kapitalizëm është po aq jetik sa edhe qarkullimi i gjakut për trupin e njeriut.

Vetë murosja e parasë nga individi, çoi në mungesën e likuiditetit dhe nevojën e qeverisë për të marrë borxhe nga organizmat e tjera për të mbuluar shpenzimet dhe investimet. Po ashtu si individi me kursimet e tij, edhe qeveritë shqiptare u sollën në mënyrën më makabre me borxhet e marra. Ashtu si individi, qeveritë shqiptare varrosën miliarda dollarë borxhe në investime me pak ose aspak fitim. Për të mos mjaftuar kjo marrëzi, qeveritë shqiptare kanë thelluar borxhin e brendshëm si pasojë e shpenzimeve të larta qeveritare, korrupsionit galopant, dhe paaftësisë për të mbledhur të ardhurat nga shërbimet, taksat, dhe doganat.

Me pak fjalë, Shqipëria është bërë si puna e asaj familjes së varfër, kryetari i së cilës merr borxhe nga familjet e tjera dhe i harxhon ato duke investuar në biznese pa fitim ose duke i bërë “rrush e kumbulla”. Kushdo e pranon se pakkush ose askush është i gatshëm t’i ofrojë borxh një familje të tillë, e cila borxhin ose e investon keqazi ose e bën “rrush e kumbulla”. Edhe nëse dikush është i gatshëm t’i japë borxh, ai do ta bëjë këtë gjë vetëm nëse familja e varfër premton se do të investojë në biznese fitimprurëse dhe do të punojë për të rritur të ardhurat e saj. Qëllimi i kësaj praktike është të sigurojë kthimin e borxhit.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po bëjnë të njëjtën gjë me Shqipërinë “borxhlije”. Ato janë të gatshme t’i japin Shqipërisë kredi, vetëm nëse ajo pranon të ndërmarrë reforma ekonomike të cilat synojnë rritjen e të ardhurave nga shërbimet, taksat, doganat dhe investimet, uljen e shpenzimeve dhe rritjen e investimeve të huaja. Synimi i këtyre organizmave përmes këtyre reformave është të sigurohen që Shqipëria do t’i shlyejë borxhet e marra. Dhe kjo praktikë biznesi është sa ligjore, po aq edhe morale. Është absurde të mendohet ndryshe, pasi do të ishte vetëvrasje ekonomike për Bankën Botërore t’i jepte Shqipërisë më shumë borxhe, pa i kërkuar asaj të ndërmarrë reforma ekonomike të cilat do të promovonin rritje ekonomike dhe garantonin kthimin e borxhit.

Nga të gjitha këto reforma, rritja e çmimit të shërbimeve dhe taksat prekin direkt interesin e qytetarëve. Për këtë arsye, duhet të ishte i pritshëm dhe mëse normal reagimi i qytetarëve menjëherë pas tentativës së qeverisë për të rritur çmimet e shërbimeve, si çmimi i energjisë elektrike. Por edhe në këtë rast qeveria është treguar apatike, pasi ajo nuk e shoqëroi apo moderoi rritjen e çmimit të shërbimeve me uljen e ndjeshme të shpenzimeve qeveritare.

Do të ishte e zgjuar politikisht dhe ekonomisht, nëse kryeministri do të dilte dhe deklaronte se ka ardhur koha për të gjithë të shtrëngojnë rripin, duke propozuar njëkohësisht edhe masa konkrete për reduktimin e shpenzimeve qeveritare. Nuk mund të ndodhë që kryefamiljari i një familjeje të varfër të bindë për një kohë të gjatë anëtarët e familjes t’i dorëzojnë rrogat e tyre, apo çdo lloj detyrimi tjetër, në një kohë kur kryefamiljari vazhdon “ahengun”. Reformat ekonomike kërkojnë kontributin apo sakrificat e gjithsecilit, kush më shumë e kush më pak sipas takatit.

Gjithashtu, duke parë se çdo politikë ekonomike ka efekte në rishpërndarjen e pasurisë, do të ishte e zgjuar politikisht dhe ekonomikisht nëse qeveria do të vendoste barrën e këtyre reformave më shumë tek bizneset e mëdha dhe individët e kamur, sesa tek individët e thjeshtë. Ka tre arsye për këtë përqasje. E para, bizneset e mëdha dhe individët e kamur kanë qenë deri më sot përfituesit më të mëdhenj në ekonominë shqiptare, dhe për të qenë realist, këtë gjë ata e kanë arritur përmes praktikave ligjore dhe joligjore.

Si rrjedhojë ata kanë potenciale për të kontribuar më shumë se kushdo tjetër. E dyta, bizneset e mëdha do të jenë përsëri përfituesit më të mëdhenj në një ekonomi kapitaliste të stabilizuar. E treta, dhe kryesorja, sistemi kapitalist ka po aq nevojë për konsum sa edhe për kapital. Që të prodhohet duhet të konsumohet. Duke mos rritur ndjeshëm taksat dhe çmimet e shërbimeve për individët e thjeshtë, këta të fundit do të kenë më shumë të ardhura për të shpenzuar. Lëvizja e lekut në sistemin kapitalist është në formën e një cikli, nga investitori tek konsumatori dhe mbrapsht tek investitori përsëri. Individi mund të kursejë para, por kjo para do të shkojë përsëri ose në treg, ose në bankë. Dhe qeveria duhet ta mbajë gjallë këtë cikël me çdo kusht përmes politikave ekonomike inkurajuese, pasi ai cikël garanton qarkullimin e kapitalit dhe zhvillimin ekonomik.

Ndeshja e radhës e qeverisë Rama me popullin do të jetë privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore si AlbPetro dhe KESH. Arsyeja se përse do të ketë kundërshti për privatizimin e aseteve shtetërore ka të bëjë më shumë me ideologjinë marksiste, e cila dikton politika ekonomike strukturaliste ku shteti luan rolin parësor në drejtimin e ekonomisë. Fatkeqësisht, kjo ideologji, ndryshe nga çfarë perceptohet, është tejet e përhapur në Shqipëri, aq sa ajo i portretizon FMN dhe Bankën Botërore si instrumenta në duart e “imperializmit amerikan” apo “komuno-imperializmit kinez” që i duan të keqen Shqipërisë. Këta syresh që propagandojnë këtë ideologji nuk ngurrojnë të quajnë anti-shqiptar, apo armik të Shqipërisë, këdo që ka një përafrim tjetër ekonomik. Është një mentalitet me të cilin shqiptarët janë shumë familjarë.

Kuptohet se roli i shtetit është jetik për ekonominë e kujtdo shteti, por është absurde të pretendosh se ky rol duhet të shtrihet deri në kontrollin shtetëror të sektorëve të ekonomisë. Është absurde të mbështeten këto praktika ekonomike në një kohë kur Shqipëria kaloi më shumë se 45 vjet nën një sistem ekonomik strukturalist tërësisht të dështuar. Ky lloj sistemi pjell vetëm varfëri pasi nuk ofron asnjë stimul për individin përveç atij të korrupsionit dhe vjedhjes. Individi është kapitalist nga natyra, dhe një sistem strukturalist nuk bën gjë tjetër por i ofron atij mundësi për të përfituar në mënyra të pandershme dhe joligjore.

Unë besoj se jetgjatësia e sistemit strukturalist përgjatë periudhës komuniste krijoi një kulturë ku vjedhja e shtetit jo vetëm që nuk sulmohej, por ajo shpesh stimulohej. Dhe kjo kulturë e marrë ka dominuar ekonominë dhe shtetin shqiptar në dy dekadat e fundit, një kulturë e cila ka legjitimuar vjedhje shtetërore nga më monstruozet. “Hë mo, se shtetin vodhi; nuk më vodhi mua”, ky është refreni i përdorur rëndom sot, a thua pasuritë e shtetit vijnë nga Hëna.

Por me këtë unë nuk them se shteti nuk duhet të ndërhyjë në jetën ekonomike të vendit. Përkundrazi, roli i shtetit nuk humbet as në një sistem ekonomik liberal; shteti duhet të ndërhyjë përmes politikave industriale të cilat do të synojnë mbrojtjen, favorizimin dhe fuqizimin e biznesit vendas. Qeveria mund të gjejë mënyra pafund për ta mbrojtur atë përkundrejt biznesit të huaj. Por kjo nuk do të thotë që qeveria të kthehet në një instrument i bizneseve vendase dhe të injorojë grupet e tjera të interest; por të luajë rolin ndërmjetësues dhe balancues të interesave të grupimeve të ndryshme, politike, ekonomike dhe sociale.

Në fund, është interesi publik ai që duhet të triumfojë. Një sistem ekonomik liberal thekson fuqishëm të drejtën e individit, por qëllimi final i tij është që përgjegjësia dhe suksesi individual të përkthehen në një përgjegjësi dhe sukses publik. Një sistem ekonomik strukturalist mund të jetë joshës në teori, por shkatërrues në realitet. Nga ana tjetër, një sistem ekonomik liberal mund të tingëllojë “i egër” në teori, por është praktik dhe fitimprurës në realitet. Të kombinuara së bashku, këto dy sisteme mund të maksimizojnë përfitimet duke minimizuar influencën konkuruese të bizneseve të huaja. Për këtë arsye, për të kapërcyer situatën e vështirë ekonomike, politikat ekonomike të Shqipërisë duhet të kenë themele liberale dhe çati strukturaliste.

Share This Article
32 Comments
  • Shkrimi me pelqeu dhe kishte vlera. Une vete nuk jam ekonomist por nje ekonomist diletant si te thuash, prandaj edhe une kisha keto gjera per te thene :

    – Ne shkrim thuhet : ” Si pasojë e marrëveshjes me Bankën Botërore, qeveria shqiptare do të duhet të bëjë të mundur uljen ose eleminimin e borxhit të brendshëm,….”
    Mendoj se ktu kemi dy Probleme :
    a. Borxhi publik perbehet nga borxhi i brendeshem dhe ai i jashtem. Borxhi publik sipas min.financave eshte 8miljarede e 722miljon $, nga te cilet 5miljarde e dy miljon $ borxh i brendeshem dhe 3miljarde e 716 dollare borxh i jashtem.
    b.- BB ka dhene nje kredi prej 220miljon $ nga e cilat 100miljon per energjitiken dhe 120 miljon $ per financat publike.
    Pra ti do maresh nga BB 220 miljon dollare dhe si do te lash borxhin e brendeshem qe e ke 3miljarde e 716 $ ?
    Pervec kesaj qeveria ka detyrim per te gjithe borxhin publik dhe jo vetem per borxhin publik te brendeshem.

    – Mendoj se ne emigrantet beme mire qe investuam ne shtepira sepse keshtu ne hapem vende pune dhe i dhame gjak ( leke ) ekonomise. Ne Itali mbi 80% e popullsise kane shtepira private. Shtepite dhe pasurite e paluajme ne Gjermani arrin ne pese mije miljarde Euro.

    – Ne shkrim thuhet : ” Kushdo e pranon se pakkush ose askush është i gatshëm t’i ofrojë borxh një familje të tillë, e cila borxhin ose e investon keqazi ose e bën “rrush e kumbulla”.
    Mendoj se investitori i huaj dhe bankat e nivelti te dyte te japin borxh por ama me shkalle interesi me te larte sepse ne kete rast ti ke ranking me te keq.

    – Ne shkrim thuhet : ” ka ardhur koha për të gjithë të shtrëngojnë rripin,…”
    Eshte e qarte se qeveria ka zgjedhur rrugen anglo-saksone per daljen nga kriza, ne menyre te bute pra duke rritur perkohesisht borxhin publik ( marrja e kredive nga FMN dhe BB) dhe jo rrugen gjermane qe i imponoi Greqise rrugen me gjak dhe lot duke shtrenguar rrypin: ulur rrogat, zvogeluar administraten, ulur pesnionet, ulur sherbimet socjale etj.

    _ Ne shkrim thuhet : ” përgjatë periudhës komuniste krijoi një kulturë ku vjedhja e shtetit jo vetëm që nuk sulmohej, por ajo shpesh stimulohej. ”
    Une nuk e di se cfare moshe ka autori por te siguroj se ne kohen e diktatures vidheshin gjera pa vlere ( ndonje tup per antenen e tv ) dhe jo me te stimulohej vjedhja. Te siguroj se ne se vidhje enegjine futeshe te pakten pese vjet ne burg dhe jo si ne kohen e Sales.

    _ Une mendoj se qeveria e ka filluar mire me reformat qe po ndermer per te bere nje shtet ligjor gje qe do te ndihmoje shume krijimin e besimit te investitoreve sidomos te huaj. Mendoj se qeveria ka filluar te punoje qe te krijoje nje sistem ekonomik te ekujlibrit midis shtetit dhe tregut duke patur parasysh se tregu duhet te krijoje te mirat materjale dhe shteti ti shperndaje ato duke i dhene nje rendesi te madhe faktorit socjal.

    Pershendetje

  • Monopoli i te mirave Jetike ,
    nuk munde te jene private
    KURRE .

    LEKU DHE NAFTA duhet te jene ,
    gjithmone monopol i publikut [ shtetit ]
    Dhe eshte shteti qe vendos çmimet ne interes te publikut .

    Kur shteti eshte monopolisti i Lekut ,
    Eshte ai qe vendos qe nje ore pune eshte pershembull 10 leke .

    Por se Nafta dhe Leku jane ne dore te
    privatit ,
    Nuk besoje se do mbrojne interesat e publikut .

    Murosja e parase —

    Vjene si pasoje e humbjes se
    besimit ndermjet Bankes dhe risparmiatorit .

    Kush mban pergjejsi per politikat e deshtuara finanziare
    te Miliardave ne Shqiperi ?

    Sot Bankat munde te krijojne
    miliarda dollare me nje te shtypur te tastieres se kompiuterit ,

    Leksioni dramatik eshte ky :

    A e kuptoni se me zhdukjen e shpenzimeve te shtetit ,
    vrare nga AUSTERITA DELL EUROZONA ,
    BANKAT kane zevendesuar shtetin ?

    A e kuptoni , qe jeta jone eshte e varur nga keto Banka ,
    Qe borxhet do ti paguajme ne Populli .

    • Edi nuk duhet te vazhdoje te mari komplet borxhin ndaj FMN-se , por ta nderpresi dhe Bizneset qe i kane shtetit 800 milione dollare te fillojne te paguajne detyrimet e shtetit ,biles tu vendoset afat qe shlyerjet te behen sa me shpejt

      Pra nqs FMN i ka dhene borxh Shqiperise reth 300 milion dollare ,atehere Edi te mos mari me borxh -por ta nderprese aty , sepse ai borxh na fundos ekonomine dhe na fut ne recession

      Ndaj Sala tha shume mire qe nuk duhet te marim borxh tek FMN sepse bizneset i kaen shtetit 800 milion dollare borxhe –keshtu qe Sales i doli llafi

      Te tjerat pastaj duhet qe qeveria te uli cmimin e naftes, duke hequr monopolet e tregetimit te naftes por edhe te magazinimit te saj ne Durres …

      Te lejohet konkurenca e lire ne karburantet , dhe kjo do coje direkt ne reflektimin ne tregun tone te uljes se cmimit te krburanteve

      Po u ul cmimi i naftes do ulen gjithe cmimet e shitjeve me pakice dhe do ritet konsumi….

      • Konsumi ritet vetem duke u shtuar te ardhurat neto ne xhepat e qytetarve dhe duke ulur ndjeshem perqindjet bankare!problemin e borxheve ndaj firmave private,shteti ose banka qendrore ne politikat e saj duhet te printonte nje sasi lekesh per perballimin e borxheve ndaj debitorve ku ne rastin konkret,ajo nenvlehtesoj printimin e sasis se lekve dhe huamarjeve te reja nga fmn qe neser pasneser qytetaret duhen te paguajn borxhin sa bishti koken ku fmn ju dikton politikat e interesit te saj nepermjet huadhenjeve!
        shih se cndodhi ne turqi,e tash ne russi me liren turke e rublen russe! Vetem keshtu ngrihet ekonomia e nje shteti nepermjet spekullimit!

      • Vetem keshtu do te detyronte shteti te ritej prodhimi vendas e duke len bllof eksportet qe blihen me euro apo dollare duke ja u bere monopolistve e spekullantve blerjen nga tregjet e huaja te produkteve te konsumit te perditshem shum me te shtrenjta ne krahasim me ato vendase!jo me kot russia uli vlere e rubles,per tju pergjigjur gjuhes se embargos ndaj saj,duke bojkotuar turizmin ku me parat e russve jetonin nje seri vendesh europiane!le ta blej n kete turizem me cmim te dyfishte tashme!

  • Ke te drejte plaku,llogaria eshte shume e thjeshte……qe smer shume vesh nga ekonomia…..!?
    Greqia kishte 50 miliarde boxhe,mori 100 miliarde per te shlyer ato 50,kjo eshte nje lloj matematike qe vetem FMN(qeveria boterore financiare)e kupton,kur kostoja e nje cope letre € eshte 10 cent,dhe faturohet per 100 €, dhe neper banka kalojne disa shuma me dhjetera zero nga mbrapa……..dhe pasi te kesh hyre ne borxhe fallso merr 100 per te shlyer 50,filllon lexon ekonomine Anglo Saksone dhe Marksin dhe prape skupton gje!?!?!
    por kupton nje gje se fillon ndjen ftohte nga pas,sepse ishe me pallto,dhe ngele pa breke dhe shtepia jote Ishte e jotja se nuk eshte me!!!

  • Ju z.prifti i thoni qeverise qe eshte ne hall,nderkaq ajo nuk e thote vete nje gje te tille,porse me masat e shtrengimit qe po merr qytetaret e kuptojne qe qeveria eshte ne hall.Edhe ju e e mendoni dhe e thoni kete si gjith qytetaret.Mirpo ne qytetaret e thjeshte presim nga ju te medias me shume se kaq.Presim qe Qeveria te ballafaqohet me vehte-veten,pra a e dinte qeveria se ne c’derexhe ishte ekonomia e ketij vendi para se te vinte ne pushtet?Natyrisht qe e dinte,prandaj kerkoi pushtetin duke paraqitur projektin ekonomik qysh para zgjedhesve.Mua me duket se si qeveria qe iku, dhe kjo qeveri nuk kane qartesine e nevojshme per problemet makro-ekonomike,dhe nuk kane ekspertzen e duhur per te dale nga gjendja.Per mendimin tim edhe problemet ne Banken e Shqiperise i shikoj si problemeve te disballancave makro-ekonomike.Me kthesen e sistemit shqiptareve ju eshte thene se privatizimi i ekonomise do te ishte celsi magjik dhe se ekonomia e tregut i veterregullon gjerat.P c’ndodhi pas gjith atij privatizimi galopant.?Ndodhi kjo situate e ekonomike qe kemi sot.Pyetja eshte e thjeshte.C’eshte gjith ky privatizim, si qellim ne veht-vehte, dhe pa efekte ekonomike?Dhe me ne fund, para kesaj situate qeveria e ka te veshtire te gjej burime financimi.Nje gje duket e qarte:Disproporcioni i lejuar ne pasurimin e individit,pa paguar ate qe i takon shtetit, dhe paaftesia e shtetareve per t’i menaxhuar mire financat e shtetit.Para kesaj gjendje qeveria te komunikoje me mire me publikun se sa te terheqe vemendjen e publikut me gjera jo ekonomike por thjesht politike.

  • SHKRIM I BUKUR, POR I PAMJAFTUESHEM DHE MJAFT TEORIK

    Pse e themi kete? Sepse nuk ka nevoje per shume fillozofi dhe llafoqyle: Treguesi kryesor i perparimit ekonomik eshte treguesi GDP per fryme te popullates qe ne Shqypni ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes. Pra pyetjes thelbesore:

    CFARE MALLRASH DHE SHERBIMESH PRODHON SOT SHQYPNIA?

    qe te kene nje TVSH te larte dhe te tregetohen me sukses ne tregjet nderkombetare? Pse nuk pergatit qeveria cdo muaj nje liste mallarash MADE in Albania qe eksporton rregullisht ne Bote bashkangjitur me vleften e tyre ne valute te forte? Por mjaftohet vetem me propagande shifrash ne % me rritje imagjinare ekonomike qe jane realisht nga rritja e cmimeve ne tregun nderkombetar si pasoje e inflacionit apo si pasoje e rritjes se taksave brenda vendit. Asnje qeveri shqyptare deri tani nuk ka publikuar dhe nuk ka bere transparente grafikun e GDP-se sone kombetare dhe arsyeja eshte fare e thjeshte:

    SEPSE SHQYPNIA SOT NUK ESHTE NE GJENDJE TE PRODHOJE ASGJE TE HAJRIT QE MUND TE SHITET NE TREGJET NDERKOMBETARE ME CMIME ME TVSH DINJITOZE.

    dhe per kete arsye eshte mjaftuar me eksportet e pasurive qe i ka falur Natyra dhe Zoti njesoj si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes dhe vetem ndryshimi i cmimeve per efekt inflacioni eshte dallimi i vetem ne vlefte nga kjo Kohe Famekeqe e varferise absolute te tollonave dhe bunkereve enveriste. Prandaj sot eshte perseri aktuale pyetja:

    A MUND TE MBIJETOJNE SHQYPTARET PA PRODHIMIN E TYRE KOMBETAR?

    Kjo eshte ceshtja thelbesore nga duhet te filloje cdo diskutim ekonomik sepse ndryshe po shikojme qe qeveria po behet gradualisht si nje PIRAMIDE financiare alla VEFA apo alla SUDE qe merr borxhe dhe nuk inicoin ASNJE prodhim.

    • avrizuja,
      Nuk jam aspak dakord me shkrimin tend dhe kisha shume argumenta per te te kundeshtuar. Por ja qe mu kujtua nje proverbe e bukur gjermane qe thote : ” Du hast recht, und ich habe mein Ruhe. ” Ti ke te drejte dhe une kam qetesine time. “Es hat kein Sinn, mit dir darüber zu diskutiren.” Nuk ka kuptim te diskutosh me ty.

      Pershendetje

      • “Morgen, morgen, nur nicht heute sagen alle faulen Leute.”

        kete mund te thote nastradini apo avrizuja per ty o plaku qe nuk merr vesh nga ekonomia, por qe ke guximin te hedhesh ofeza pa dogane per ata qe ekonomine e kane pasur biznes familjar kur ne Shqypni nuk kishte pllakosur MURTAJA bolshevike e Enver Hoxhes.

        Por le ta degjoje kete llaf te bukur gjerman edhe Edi Rama para se te shkaterrohet PIRAMIDA e tij financiare qe po ngre ngadale si Piramidat e Saliut alla VEFA dhe SUDE me borxhet qe po merr pa iniciuar asnje prodhim kombetar.

        • avrizuja,
          Proverba gjermane qe permend ti me siper let per dembelet dhe dihet se Edi nuk eshte dembel dhe punon shume per te miren e vendit te tij.

          Pershendetje

          • Edvini eshte:

            KRYEDEMBEL

            persa i perket te vrastareve dhe kusareve komuniste me pushtet, por eshte mjaft i shpejte, energjik, bujar dhe:

            PUNTOR DHE DORELESHUAR

            kur vjen fjala per te festuar 29 nentorin e ZI jugosllav dhe per te dekoruar kriminele gjakatare si sekretaren e Enverit Vito Kapo.

            Nje verrjejtje korrigjoje fjalen DISKUT-I-REN me fjalen e rregullt DISKUTI-E-REN se ne gjermanisht te vret syrin.

  • Dallimi i borxheve te Berishes me te Rames.
    Berisha i jepte te gjitheve pak pune i paguante dicka dhe ne fund mbeteshin borxh te gjithe tek te gjithe. Pra kavardisej me vajin e vet.Mbante ere por te gjithe skuqeshin nga pak.
    Borxhi ishte si brenda familjes , qe ha nje grusht nga vllai se je legen me qe spaguan borxhin por ste nxjerr ne rruge te madhe se hidhen pleqte e thone ky eshte i joni.
    Rama merr borxh ne banke dhe perfundimi dihet, do vije permbarimi e te hedh ne rruge.
    Kur nuk prodhon pothuajse asgje me nje popull qe do te punoj o roje o shofer ku te cojne borxhet?? Ne rruge te madhe.
    Flitet per investime??? Ska nje projekt gati per te thithur para as mbas nje viti.
    Dini ju ndonje???
    Merren me shtrydhjen e pleshtit Shqiptar e sja kane haberin si gjuhet bualli Europian.
    Rrypin do e shtrengojme, ne burg ose ne shpi.
    Mire se erdhet ne Tirone.

  • Shkrimi eshte me vlere.Nuk jam ekonomist, por nga eksperienca kam mesuar qe lekun qyl mund ta besh rrush e kumbulla, por ate me djerse kurrsesi.E pershendes Bledarin, por ndofta nuk ka kontakt te shpeshte me realitetin shqiptar. Faktet jane keto:
    1. Ne trasheguam mungesa te medha ne drejtim te banesave. S’ ka teori economike te mesoje c’te besh kur s’ ke ku te futesh koken.Sapo ben pese leke blen shtepi.
    2.Pyes miqesisht Bledarin, a di ndonje shembull te nje vendi ku 1/3 e popullsise iken ne mergim? Eshte shifer unike, hemoragji kolosale, por edhe valvole shkarkimi, qe nga njera ane lehtesoi SAP (terapia e shock) e Dash- Fmn-Bb(keto tre organizma bene reformat e viteve ’90),pra duke likujduar sindikatat dhe shpunesuar masivisht e privatizuar kafsherisht e cuan ekonomine ne zero, por ama emigrantet u bene burim valutash nga ana tjeter.Kjo force e madhe valute mbajti tregun e konsumit Bledar e biles favorizoi exploit-in e spekulacionit ne sektorin ndertimor.Ne kete drejtim ndofta shteti nuk mblodhi shume taksime, por ama nuk shpenzoi fare. Nese sot ke me prudence rreth 1.5 milione emigrante, llogarit se mbi 200-300 mije jane viktima te SAP(terapise se shock), e mendoj se nqs Dash-Fmn-Bb( super potenti Washington Consensus) tek ne nuk u penguan te benin si u desh kokrra e qejfit.Sic e dime, si tek ne dhe ne vende te tjera te Lindjes ky eksperiment nuk dha fryte, dmth deshtoi.E pranon Stiglitz qe ky eksperiment deshtoi dhe i vuri vendetta nen hyqmin e borxheve.Kollaj, merr lapsin e bej llogari sa borxhe la sistemi komunist, sa kemi sot e sa valute la hyre pervit NGA kursimet, dergesat, investimet apo blerjet e medha e te voglia prej faktorit emigrues.Per mendimin tim kjo do kishte sjelle pasurim, te te njejtes forme me zonat kufitare italiane qe shkojne perdite ne Zvicer te martin dyfishin apo trefishin e rroges duke konsumuar gjithnje ne vendin e tyre me cmime me te uleta.Por kjo per nje kohe funksionoi gjersa spekulacioni ne ndrrtim

  • -Vijon-, ora spekulacioni ndertimor u kthye ne trend industrial. Te tere kane kompani ndertimi, edhe fahri balliu me sander frangen,grida dume, etj, shenje kjo se nje shpure e vogel oligarkesh e la mbledhur parane me bulldozer.
    3.Persa i perket industrise, besoj se treni iku ne Kine e nuk kthehet me.Ne si vend do jemi ingranazh brenda agregatit, nje shtet i vogel qe grindet me veten e krruhet nga tartabiqet.Tek e fundit edhe te duam nuk ngrihemi dot, se jemi goditur qe ne rrenje.Kur nuk u beme dot ne me 1/3 e popullsise jashte, qe cliroi qeverisjet nga psikoza e asistencializmit e papunesise mendoj se atehere sistemi s’ ka me c’ te jape, te pakten ne kete periudhe postindustriale kapitalizmi nuk i jep zgjidhje problemeve. Me korrigjoni nese e shoh gabim.

  • shkrim shume i dobet. fakti qe mbajtja e disa ndermarrjeve kyçe per ekonomine dhe mireqenien e shqiptareve ne doren e shtetit vazhdon te kundershtohet me gjoja mendesine komuniste e te tjera profka si keto, flet per cektesine e shkrimit. le te na permende autori nje ndermarrje te kesaj natyre qe eshte privatizuar dhe i ka sjelle shtetit, pra shqiptareve, me shume te ardhura?! psh c’ngelet per shqiptaret nga kromi apo telekomunikacioni?
    Si ka mundesi qe nderkohe qepretendohet te rriten burimet e naftes, ato se bashku me industrine perpunuese prit te shiten?! Vendet kapitaliste qe i kane nje sere ndermarrjesh te tilla ne pronesi shteterore mos valle jane te kapluara nga idete e ekonomise se centralizuar?
    Me tej per shumicen e atyre qe permenden si biznese te medha a ka nje evidence te raportit asete:borxhe banke, pasi nuk mjafton vetem guximi per ngritjen e nje biznesi. E shume e shume probleme te tjera.

    • Pa u marre me pjesen tjeter se do ishte diskutim ne rrafsh teorik per naften, privatizimi i telekomit ka sjelle permisim te sherbim, oferta, ulje te cmimit, investime, rritje te konkurrences dhe te gjitha keto jane ne favor te konsumatorit, pra shqiptareve.

    • Jam dakord me redaktorin. Te na nxjerresh mendesine marksiste te shqiptareve si arsye te kritikave per FMI dhe BB, eshte cheap dhe e pavlere. FMI dhe BB jane instrumente ne duart e finances anglo-saksone qe i perdorin per interesat e tyre te ngushta. Fakti qe Kina sapo themeloi Banken Aziatike per Investime, tregon qe vendet e tjera nuk jane me dakord te pranojne llogjet e tipave si autori ne fjale.
      Eshte BB dhe FMI, qe nen ideologjine neoliberale, na nxiten te shkaterrojme dhe te privatizojme cdo njesi prodhimi per te ndertuar sistemin e tregut te leshit.

  • avrizuja,
    Per sa i perket fjales ” diskutieren” ke te drejte ti. Nje lapsus nga ana ime. Te kam pyetur nje qind here se cfare diplome ke ? Pse ke frike te pergjigjesh, ne jemi “tanet”.

    Pershendetje

  • Hamendimet e gazetarit Bledar H Prifti, bazuar ne pjesen ekonomike, qendrojne, por bazuar ne pjesen faktike, nuk qendrojne aspak.
    Uk qendrojne ne pjesen faktike, se sot ne nuk shohim asnje kundershtim faktik, nga ky popull, qe rebelohet kafeneve dhe internetit.
    Qe ky popull ta vertetonte se po jeton keq, me e pakta qe duhej te kish bere, duhej qe cdo dite te ngrihej ne protesta, duke kerkuar burgosjen e shkaktareve, qe sollen kete gjendje.
    Por populi cben, shan fatosi, shan saliun, shan ridvanin, shan lulin dhe nuk ka bythe qe te kerkoje nga qeveria e sotme, qe i ka duart e lidhura, nga kushtetuta, per te vepruar, duke i kerkuar deri ne rrezimin e qeverise, arrestimin e shkaktareve te ketyre 23 vjeteve shkerdhatokraci.
    Fjalet neper kafe dhe fejzbuke, sjapin asnje ndeshkim, per hajdutet e politikes 23 vjecare, tosi do luaj bixhoz, kur ti mbarohen paret, vjen ben nji xhiro neper Shqiperi, saliu gerthet ne parlament, per te treguar se eshte aty, lulja e saliut shkon e vjen sa ne Amsterdam e Tirane, ridvani rri i qete, e keshtu, ata qe shkaterruan e vodhen ekonomine, i tregojne gishtin e mesit shqiptareve, qe skane bithe te dalin dhe ti hedhin ne qenef.

  • Qeveria shqiptare bene mire ne qofte se shikon pak se si franca vendosi pas luftes boterore programin e keshillit te résistances: nationalizimi i rrymes,naftes,gazit,hekurudhes,bile edhe rruget ne fillim!

  • Ti o Bledar prifti nuk e di qe bota perendimore u zhvillua duke pasur ndermarrje shteterore Energjitiken,naften,hekurudhat,aviacionin,minierat.Me shpjego pak pse Albpetroli duhet te dale me humbje?Pse nafta,qe prodhon kombinati i perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh duhet te mos i kete standartet teknike,kur kjo nafte 20 vjet me pare konkuronte ne tregjet e huaja?Pse duhet ti shitet KESH privatit,kur eshte investuar jo pak nga ekonomia ketij populli dhe eshte i vetmi sektor qe prodhon energji te paster,pa harxhime?Ku do ti hedhesh keta mijra punetore,ne rruge?Nuk je i kenaqur me mijra te papune,qe deshperimisht marrin rruget e detet,por dashke te hedhesh ne rruge edhe ata qe kane ngelur, mor pis!

  • Bledar Prifti meriton pershendejtje nga ky shkrim me plot te VERTETA per Edi Ramen qe duhet t’i kishte paralajmeruar shqyptaret per Kriqen qe po vinte dhe nuk duhet t’i mashtronte me Parajsa Socialiste si ne Kohen e Qepes te Saliut dhe Enverit.

  • 1- BORXHI KOMBETAR KA RRITJE TE VAZHDUESHME DHE NUK NJEH NDALJE.

    2- NJE VEND QE PRET TE ULE BORXHIN ME ANE TE BANKES BOTERORE MUND EDHE TJA DALE MBANE PAS DISA SHEKUJSH.

    3- KJO KRIZE BOTERORE QE PO KALOJME ESHTE KRIZA E BORXHEVE, DHE NUK

    E KA KAPUR AKOMA PIKUN E VET.

    4- RROFTE BORXHI.

  • Shkrim tmerresisht i dobet! Asgje profesionale. Me vjen keq qe eshte faqosur ne krye te gazetes. Ne fakt, kjo gazete nuk ka asnje gazetar ekonomik dhe as redaktor, qe ta kalonte ne site shkrimin. Po te isha shef i online, do ta hiqja kete shkrim nga faqja e gazetes. Tung!

  • Shkrimin edhe duke e lexuar vertikalisht me merziti…M’ u krijua idea qe sado vlera te kesh si analist, nuk mundesh qe me nje shkrim te percaktosh diagnozen e aq me pak dhe terapine e nje ekonomie njezetpese vjecare te semure, bile nje here nje gjendje shoku me piramidat etj.etj. Tjeter gje qe me beri pershtypje ishte , numri i madh i komentuesve kompetente per ceshtjet ekonomike…Gjithnje nuk e kam kuptuar dhe shpjeguar kundershtine ndermjet kompetences dhe anonimatit …!

  • NE 90-ten ISHE VETEM NJE 14-te VJEÇAR

    Nuk arrij te kuptoj ku, kur e ne cilin civilizem shqiptar arrite te shohesh-njohesh sitemin “komunist”, ti çuni i brengosur i Harilles se EAGLE sh.p.k., qe padit shtetin per te mos paguar taksat qe i detyrohet.
    Ke qene vetem nje adoleshent qe garoje me te tjeret, ne lulishten pas pallatit, me topin prej llastiku: “kush e mban me shume me goditje ne ajer” ate!

    Je aq konfuz ne shtjellimin teorik te nje ardhshmerie te mundeshme te Shqiperise qe enderrojme, sa bie ne kontradikte fraze pas fraze, me krijime keshtjellash ne rere pak momente para perplasjes se dallges kokeshkumbuar.

    Natyrisht per te te njohur kerkova ne Linkedin profilin tend profesional !

    Hapu qiell: “I dipllomuar ne inxhinjeri ne…Universitetin Bujqesor te Kamzes (!?)”
    Kam pare e degjuar ne jete hipokrite te çdo natyre e rrumbullakimi, po si rasti yt nuk ke konkurente. Nuk kisha degjuar qe te kete edhe inxhinjere mes lopesheruesve te Kamzes se Agaçeve, Malltezeve, ArgitaBerisheve te uritur !

    Ja ta them une me dy fjale ndryshimin mes shoqerise se “socializmit real” dhe asaj te kapitalizmit liberal privat.

    Ne te dy sistemet planifikimi i ekonomise jo vetem eshte dominues ne teori, por eshte ndier i domosdoshem ne praktiken tashme te konsoliduar te tyre ne gati nje shekull te bashkejeteses ne kete bote.

    Asetet strategjike ne cilendo shoqeri perendimore, jane mbajtur teresisht apo edhe pjeserisht me “golden share” ne duart e shtetit, duke i mbrojtur me ligj pa mundesi spekullimi kapitalisto-privat, siç aludon ti ne sallaten ruse qe ke germrradhuar. Eshte humbje kohe te te jap shembuj konkrete, por ne pergjithesi asetet energjtike, te mbrojtjes, te sigurise, te transmetimeve fonike e televizive, jane ne duart e shteteve postmoderne te kapitalizmit bashkekoher, dhe do ngelen te tille.

    Kur teorizon, me krijon pershtypjen e nje “ku rafsha, mos u vrafsha” te rendomte, qe nuk njeh as minimumin e politikave financiare moderne e jo me te atyre qe lame pas.

    Ne praktike, duke qene edhe pronar i dy shoqerive te import-eksportit ne Vlore e Durres (si babushi yt financier ne EAGLE sh.p.k.), deshira per te patur “prodhime me TVSH te larte” ne eksportet shqiptare, nuk le asnje medyshje ne qellimin e ketij shkrimi tipik “ArbenMalaj-zior” te pasurimit te pafund me bizneset tuaja te dyshimta, paçka se rruget ku kalon me super autot tuaja, jane mbushur me mizerje, skamje e deshperim per te mbijetuar.

  • Nje shkrim shume I dobet qe ben ekspertin pa bere krahasime statistikore. A ka Dita editore? Si pranohen te botohen artikuj te tille.

  • Rondelet thone mos te dergojme asnje cent me qe aftesia manaxhariale e energikut erion veliaj te shihet nga te gjithe!
    Edhe une me pare hua bej mrrekullia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *