E përbërë nga sipërmarrës dhe profesionistë të botës së tregtisë së jashtme dhe bizneseve të ndryshme të cilët u impenjuan të hapnin rrugë drejt rritjes dhe zhvillimit të Shqipërisë nëpërmjet Spanjës. Infrastruktura, energjia, teknologjia, arsimimi dhe investimet produktive janë ndër fushat prioritare të këtij institucioni. Ky institucion themelohet në Madrid me qëllim hapjen e rrugëve dhe krijimin mjeteve të ndryshme që do të mundësojnë zhvillimin dhe punësimin në Shqipëri. Pozicioni strategjik i Spanjës si urë hyrëse në Amerikën Latine dhe në Afrikë u mundëson kompanive shqiptare, investitorëve dhe sipërmarrësve të përfitojnë nga mundësitë ekzistuese dhe të arrijnë konkurueshmërinë dhe rritjen ekonomike. Presidenti themelues i Dhomës, Eduard Hyseni, është një sipërmarrës i suksesshëm në Spanjë me shumë vite eksperiencë në marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës i cili ka ditur të tërheqë sipërmarrës dhe personalitete me prestigj në Spanjë që operojnë në fusha te ndryshme të biznesit. Ndër këto personalitete është edhe Miguel Ángel Martín Martín një nga profesionistët më prestigjozë në botën e tregtisë së jashtme në Spanjë. Ka publikuar shumë libra dhe manuale mbi tregtinë e jashtme. Një nga kompanitë që mbështesin këtë iniciativë e cila gjithashtu ka zyrë në Tiranë, është MEIDANE S.L.U përfaqësuar nga CEO i saj Tomas Esquerr Castro. Pjesa tjetër e sipërmarrësve themelues të këtij institucioni vijnë nga sektorë të teknologjisë, shërbimeve dhe prodhimit.
