Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos ka vendosur të krijojë një fond prej 2 miliardë dollarësh për komunitetet në vështirësi.
Lajmin e ka bërë publik vetë Bezos, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Fondi do të quhet “Bezos Day One Found” dhe do ti vijë në ndihmë familjeve në vështirësi ekonomike, për gjetjen e një strehe dhe financimin e një rrjeti institucionesh parashkollorë.
CEO i “Amazon”, ka themeluar gjithashtu kompaninë hapësinore “Blue Origin” dhe gazetën e njohur “The Washington Post”.
Bezos konsiderohet si njeriu më i pasur në botë ku pasuria e tij vlerësohet rreth 160 miliardë dollarë.
l.h/ dita

” Na llogarisni edhe ne…. ‘
” Na llogarisni edhe ne. “Mos na hiqni nga ato listat tuaja te pakten se per “Amazon”paguajne edhe “Boset”Shqiptare!… ‘
” Na llogarisni edhe ne. “Mos na hiqni nga ato listat tuaja te pakten, se per “Amazon”paguajne edhe “Boset”Shqiptare!… ‘