Një ndër themeluesit e Bashkimit Evropian Valéry Giscard d’Estaing, sot 92-vjeç ka qenë presidenti i Francës në vitet 1974-1981 .
Ai ka folur për Bashkimin Evropian duke u shprehur skeptik se zgjerimi i BE do të ishte më mirë, ai sugjeron për një “Europë më të vogël”.
“Bota ka ndryshuar, por Europa nuk ka ecur përpara…
Në kohën e nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit, Kina nuk ishte kaq e rëndësishme sa është sot dhe SHBA ishte shumë e lidhur me Europën.
Ne kishim një politikë të përbashkët tregtare“, citon “Politico” politikanin francez, shkruan Respublica.
Sipas tij, sot “blloku është në konfuzion të plotë”, ndërkohë që ideja e një Europe më të vogël do të përfshinte në formë federative gjashtë shtetet themeluese plus Spanjën, Portugalinë, Irlandën, Austrinë, Finlandën dhe Poloninë.
Kjo referuar librit të tij të vitit 2014, “Europa: Shansi i fundit për Europën”, por njerëz pranë tij thonë se Giscard ka ndryshuar disa gjëra pasi edhe zhvillimet kanë qenë të vrullshme.
Sistemi fiskal është çështje kryesore dhe jetike për kohezionin e BE-së, ndërkohë që ish-presidenti e konsideron migracionin si një nga kërcënimet më të mëdha për BE-në.
“Europa e ka arritur kapacitetin maksimal për t’i pritur“, shprehet ai.
Po kështu një tjetër ide është ajo e decentralizimit të disa kompetencave dhe të drejtave pasi për to politikat nacionale përgjigjen më mirë.
“BE-ja nuk është qeveria e Europës. Në këtë moment, Europa nuk ka një qeveri”, citon Politico ish-presidentin francez, Valéry Giscard d’Estaing.
l.h/ dita

Nji EUROPE E VOGEL do te perballej me tre KOLOSET E BOTES.
Prandej DUHET NJI EUROPE E MADHE e qeverisun ne nji forme ma te pershtatshme, me qender ne Brukselin qe nuk ia merr frymen shteteve mvarse.
Shifni federaten e Zvicres me tre etni/gjuhe te ndryshme dhe funksionon si SAHAT ZVICERAN.
ty pal do te kete zene mami me …gjermanin e fundit, qe ke akoma shprese tek …europa e madhe . une theme se s’do te kete me as ..te vogel . prandaj shterngoni “rrypat” dhe vini ne jete parimin aq shume te gabuar ( si kohe), kur u shpall nga enveri; ” mbeshtetjnne forcat e veta” .