THEN / NOW

Dita

Nga Artan Lame – Thonë se Esad pasha ka qenë ndër të parët qeveritarë të këtij vëndi, që kish zakonin e keq të jepte mend se si duan bërë binatë e si duan hequr vizat në hartë.

Mirëpo ka edhe raste të përkundërta. Restaurimi dhe rikonstruksioni i Ministrisë së Brendshme të Tiranës, është nga ato raste të ndryshme, ku çdo gjë shkoi për së mbari për dy arsye të vetme.
E para, se Ministri i Brendshëm u la udhë të lirë projektonjësve dhe, më pas edhe ndërtonjësve që kryen punimet, duke u kujdesur vetë vetëm që çdo gjë të shkonte përpara me qetësi.

Përtej broçkullave të Saliut për “shpenzime lluksi”, e them me përgjegjësi që rikonstruksioni i pabërë asnjëherë i kësaj godine 80-vjeçare, është një punë e bërë në kohën e duhur dhe, në kërë rast, edhe në mënyrën e duhur.

Që tani godina masive e sapopërfunduar ngjan ndryshe nga të tjerat, faji s’është i saji, por i të tjerave që duan sjellë edhe ato një orë e më parë në sërën e saj.

Duke sjellë këtu një çift fotosh “Then/Now” 1939/2016, s’më mbetet veç t’u uroj punë në mbarë gjithë punonjësve të asaj Ministrie, që prej Ministrit e deri te polici që rri te dera.

14425355_1763175807282584_6338947096524715500_o

Share This Article
4 Comments
  • O Lame,
    Kur e thua Ti nje gje ajo eshte e drejte. Kur e tha Toptani nuk ishte e drejte. Pra kriteri vlersimit je Ti, ashtu sic ishte Toptani 102 vite me pare. Me mire mut, se kolonjar pa Din e pa Imam.

  • Ja ke myt kot se Ministria e Brendshme nuk ka qene aty ne kohe te Zogut, keshtu qe s’ke pse e merr per reference qe na paska lene dore te lire ministri i brendshem.

  • Ndertesa e saporikonstruktuar e Ministrise se P. te Brendhme ka marre nje pamje qe tradheton stiln ne te cilin eshte ndertuar… Ata qe ia shderruan “faqen” me keto bojera te shpelara, na deshmojne se e kane faqen e tyre ta pacipe: menyra e lyerjes dhe ngjyrat qe jane perdorur me qellim te qarte, nuk e justifikojne idene “e mire” per te afruar arkitekturen neoklasike imperiale me diçka te tradites sone te kontaminuar prej orientit ottoma… E ne fakt keta “mendjendritur” na kane bere nje lemsh te pavlere: format voluminoze te “reja” e krejt te pakuptimta (te mos flasim te panevojshme) qe merr ndertesa e Ministrise permes ngjyrave dhe menyres se lyerjes nuk i shkojne projektit fillestar te kesaj lloj ndertese… E perçudnojne ate rende dhe pa kurrfare shijeje! Nga ana vizuale ne kete paraqitje te re te fasades, Ministria na duket me teper si produkt i ndikimit te arkitektures se “re” Neo-Ottomane qe sulltani i ri i Turqise Rexhep Erdogan po rreket te ringjalle ne vendit e tij.., si bie fjala pallati i ri presidencial i ndertuar ne Ankara ne stil te “rishikuar” e pompoz ottoman… Me duket krejt i pavend te zbatohen sajesa te tilla e shartime ne mes tradites sone te lyerjes se çardaqeve e arkitektures se bartin kompleksi i nderteseve te Ministrive, ku pra nuk shkon asgje nga kato shartime pa shije. Ndertesa si ato te Ministrive kane nevoje te luhen ne ato menyra qe ua lejon stili arkitekturor… Nje shartim i tradites sone te varfer che stilin elokuent qe kane keto Ministri do te ishte nje gafe dhe nje shemti si kjo qe fasada e “re” e Ministrise se P. Brendshme na prezanton nuk i sherben “pasurimit” arkitekturor te Tiranes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *