1- “E si mos ta puthësh / kur të rri mbështetur / sa turp të kursehem / do ta puth patjetër…”
Shandor Petëf, poet hungarez – (Gruaja dhe Kama)
2- “Gratë kanë ardhur nga Afërdita(Venera), ndërsa burrat nga Marsi.Si të tillë burrat janë më të ashpër nga origjina e tyre, kurse gratë, janë më të buta: Një ditë,shumë kohë më parë, marsianët zbuluan venusianet të cilat i pritën krahëhapur. Dashuria mes tyre kishte cilësi magjike, zemrat e tyre u hapën ndaj një dashurie të paprovuar kurrë më parë, edhe pse të ardhur nga botë të ndryshme, i çmonin ndryshimet reciproke. Me t’u vendosur në tokë ata harruan se vinin nga botë të ndryshme dhe, sepse për rrjedhojë të kësaj, qenë të ndryshëm. Në fillim gjithçka qe një mrekulli e vërtetë, por një mëngjes të bukur, nën efektet e atmosferës tokësore gjithçka u fshi nga kujtesa e tyre. Dhe që nga ajo ditë meshkujt dhe femrat jetojnë përherë në konflikt ndërmjet tyre”
Xhon Greji, psikoseksolog amerikan – (Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita
3 – “Në dashuri, ai që nuk pranon sinqeritetin, pasionin instinktiv, tekat e zemrës sipas fjalës së urtë ruse: “është më i bardhë korbi se pëllumbi”, ai e hedh poshtë atë (dashurinë), ai nuk e dëgjon trokitjen në zemër. Kush nuk arrin të ndjejë këtë kod, nuk mund ta kuptojë dashurinë. Edhe tek dashuria “e arsyeshme”, e ardhur si diktat së jashtmi, së brendshmi një ditë sërish do të jesh i prirur nga sinqeriteti.”
Bjelinski (Vepra, fq.123),
4 – “Ҫdo rënie në dashuri s’është tjetër veçse një instinkt seksual i paracaktuar për më tutje, ndryshe I jashtëzakonshëm në kuptimin më të plotë të fjalës, sepse të dashuruarit synojnë drejt qiellores”
Shopenhauer – (Si tё sillemi me gratё, fq.50).
5 – “Pra, seksualiteti, thjesht të të bërit seks s’ёshtё dashuri, edhe pse pa seks s’ka dashuri. Seksi është aspekti fizik, konkret, real i marrëdhënies, kurse dashuria është aspekti shpirtëror, abstrakt, ireal i saj, kurdoherë në unitet organik, sikur ekuilibri mes tyre është akti sublim, si të thuash vetë poezia, apo muza e kësaj marrëdhënieje të shenjtë, si raport mes trupit dhe shpirtit..Në gjuhën shqipe fjala ”Dashuri” ngërthen dhe mbulon një shumëllojshmëri marrëdhëniesh, kurse në greqisht kësaj fjale i kushtohen 4 fjalë të ndryshme : “Agape”, që i referohet një dashurie të pastër të një fanatizmi mitik,”Fileo” që shtë dashuria e miqësisë,”Storge” përshkruan dashurinë e prindit dhe “Eros” që është dashuria më tepër romantike se sa seksuale”
Moikom Zeqo – (Vetullat hyjnore, fq.172)
I mblodhi: b.m. / dita
