“Momenti më i vështirë i karrierës sime ishte kur u riktheva në stërvitje te Reali dhe vura re se ma kishin hequr emrin nga dollapi im në dhomën e zhveshjes. Presidenti më tha se nuk më donin më dhe unë iu përgjigja se një ditë do të fitoja Champions League atje, në “Bernabeu”. Kur ia arrita, me Interin, ishte krenaria më e madhe e karrierës sime”.
Wesley Sneijder
“Në këtë kopsht të madh zoologjik që është bota e futbollit, secili ka një identitet të qartë: dikush është gomar, një tjetër është i keq, dikush është gazmor dhe dikush intelektual”.
Jorge Valdano
“Beckham shkon në stërvitje 45 minuta më herët dhe largohet gjysmë ore pas të tjerëve. Është vërtet profesionist i madh. Tani është 37 vjeç dhe nuk mund të luajë 90 minuta çdo ndeshje, por është ende në gjendje të kthejë lojën për ato 20-30 minuta që luan. Ai është një njeri që e do sportin”.
Zinedine Zidane
“Për mua, Iniesta është lojtari më i mirë te Barcelona. Ne flasim gjithmonë për Mesin, por pa Iniestën Barcelona është tjetër skaudër. Ai është padroni i skuadrës, është ai që dikton ritmin për të gjithë. Ai bën që gjithçka të duket e thjeshtë”.
Robert Pires