Gjithashtu mbaj mend se në ato ditë mbas Pleniumit të tetë, ose gjatë Pleniumit, mirë nuk më kujtohet, Kiço Ngjela më është shprehur se Nako Spirua bënte plane me shifra të fryra e donte të prishte marrëdhëniet tona me Jugosllavinë, prandaj tha ai duhet të ripunojmë shifrat e planeve dhe kërkesat e Jugosllavisë e t’i bëjmë ato reale.
Mua nuk më kujtohet mirë nëse më ka thënë edhe Kiço Ngjela që të diskutoja në Pleniumin e 8 kundër Nako Spiros.
Më gjatë për këtë çështje nuk më kujtohet.
Pyetje: Ti i pandehur e ke informuar Partinë për sa shpjegove më lartë e sidomos për bisedat e bëra me Kiço Ngjelën e Kiço Kasapin?
Përgjigje: Jo nuk e kam informuar asnjëherë Partinë për këto biseda të bëra me Kiço Ngjelën e Kiço Kasapin. Bisedat me Kiço Ngjelën, për plane të fryra nuk ja kam thënë Partisë se edhe unë vetë këtë pikëpamje anti-Parti kam pasur vazhdimisht.
Pyetje: Po mbas Pleniumit të 8-të e në vazhdim a keni biseduar me Kiço Ngjelën e persona të tjerë për këto çështje dhe në qoftë se po, si konkretisht?
Përgjigje: Tani për tani, nuk më kujtohet konkretisht nëse kemi biseduar ose jo për këto çështje.
Proces – Verbalin e lexova, thëniet e mija janë shkruar drejt dhe e firmos.
I PANDEHURI HETUESI
/ KOÇO THEODHOSI / / ELHAM GJIKA /
PROCES – VERBAL
Tiranë më 8.12.1975
Unë, Elham Gjika, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mora në pyetje të pandehurin Koço Theodhosi.
Pyetje: Vazhdo i pandehur të jepni shpjegime rreth akuzës.
Përgjigje: Një pikëpamje tjetër e imja kundër vijës së përgjithshme të Partisë është edhe çështja e prishjes së marrëdhënieve të vendit tonë më Bashkimin Sovjetik. Kjo pikëpamje anti-parti më ka lindur qysh në vitin 1960, që po prisheshin këto marrëdhënie dhe konkretisht unë kisha këto mendime.
Në radhë të parë mendoja se këto marrëdhënie po prisheshin kryesisht për fajin e Partisë tonë dhe jo të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, sepse sipas meje Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik ishte një parti e madhe dhe me të pothuajse u bashkuan edhe gjithë partitë e vendeve Socialiste, ndërsa ne ishim një Parti e vogël dhe duhej që të përkrahnim gjithmonë Sovjetikët.
Së dyti, unë mendoja se po të prisheshin marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, në vendin tonë ishte e vështirë të ndërtohej socializmi, sepse ne ishim një vend i prapambetur ekonomikisht, Sovjetikët dhe vendet e tjera ish-socialiste, i kishin akorduar vendit tonë kredi të ndryshme për ndërtimin e objekteve të ndryshme industriale dhe për furnizim me mallra, kështu që po të prisheshin këto marrëdhënie, gjendja ekonomike e vendit tonë do të ishte përsëri e prapambetur. Kështu unë mendoja në ato kohë. Nga viti 1961, kur pashë se marrëdhëniet ndërmjet Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik po prisheshin, unë përsëri në kundërshtim me vijën e Partisë, kisha pikëpamjen që nga udhëheqja e Partisë së Punës së Shqipërisë duheshin bërë përpjekje që të ruheshin me të gjitha këto vende marrëdhëniet në fushën ekonomike, sepse si mendoja unë, në fund të fundit politika përcaktohet nga fuqia ekonomike, prandaj me politikën duhet të anonim nga ajo anë që kishim interesa ekonomike. Kjo është një pikëpamje e imja borgjeze. Kështu më kujtohet që nga fillimi i vitit 1961, unë (që në ato kohë isha president i Komisionit të Planit të Shtetit) së bashku me Beqir Ballukun, Halim Budon e Bahar Shtyllën, kemi shkuar delegacion në Moskë, për të marrë pjesë në mbledhjen e zakonshme që bënte Traktati i Varshavës. Kryetar delegacioni ishte Beqir Balluku. Në këtë mbledhje, përfaqësuesi Sovjetik dhe përfaqësuesit e vendeve të tjera, anëtarë të Traktatit të Varshavës, në diskutimet e tyre na bënë presion, se po të vazhdonte Partia jonë në rrugën që kishte nisur, na thanë që do t’ju përjashtojmë nga Traktati i Varshavës dhe do t’u presim të gjitha kreditë e ndihmat që kemi parashikuar në marrëveshjet tona.
Unë, kur e pashë kështu gjendjen, nuk diskutova fare, mbajta qëndrim oportunist sepse nuk isha dakord që Partia e Punës së Shqipërisë të vazhdonte të mbante atë qëndrim që kishte nisur, gjë që do ta çonte edhe ndërprerjen e marrëveshjeve ekonomike që kishim me ato vende.
Mbas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e tjera revizioniste, unë si rezultat i këtyre pikëpamjeve anti-parti që kisha, nuk kisha besim se do të realizohej parrulla e Partisë për ndërtimin e socializmit në Shqipëri kryesisht me forcat tona, pasi siç thashë gjithnjë kam menduar se ne ishim vend pa fuqi ekonomike të zhvilluar dhe nuk do të mundnim të realizonim një gjë të tillë pa ndihmën dhe përkrahjen e Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera ish-socialiste për të ecur me ritme të shpejta. Lidhur me këtë, unë qysh në ato kohë, nuk kam besuar në marrëdhëniet e vendit tonë me Republikën Popullore të Kinës. Kam pasur mendimin se Republika Popullore e Kinës është vetë e prapambetur ekonomikisht, ishte shumë larg nesh dhe për rrjedhim nuk do të ishte në gjendje që t’i jepte vendit tonë ato ndihma ekonomike që i kishin dhënë më parë Bashkimit Sovjetik dhe ish-vendet e tjera socialiste.
Për çështjen e mosbesimit që kisha unë ndaj marrëdhënieve të vendit tonë me Republikën Popullore të Kinës, kam biseduar edhe me Kiço Ngjelën e Vasil Katin, që konkretisht mesa mbaj mend ka ndodhur kështu:
Në vitin 1965, unë së bashku me Kiço Ngjelën dhe me shokë të tjerë, shkuam delegacion ekonomik në Republikën Popullore të Kinës. Më kujtohet se kur ishim në Kinë, Kiço Ngjela më ka thënë se Kinezët ne nuk do të na i jepnin të gjitha ato që kërkojmë megjithëse i kanë, edhe ato që do të na japë sidomos pajisjet apo uzinat, nuk na i sjell në kohë, sepse është larg. Unë i thashë Kiços që ashtu është, por le të na japin ç’të na japin se nuk kemi çfarë të bëjmë. Këto gjëra më kujtohen tashti, që kam biseduar në atë rast me Kiço Ngjelën. Po kështu mbaj mend që nga viti 1968, unë me Vasil Katin kemi shkuar në Kinë, në përbërjen e një delegacioni tjetër ekonomik. Në Kinë, unë i kam thënë Vasilit se ne po u kërkojmë kinezëve shumë gjëra dhe ata vështirë të na i plotësojnë të gjitha këto, e në kohën që i kërkojmë neve, megjithëse i kanë. Vasili më tha që ashtu është, se neve po u kërkojmë shumë gjëra dhe vështirë se na i japin në kohën që na duhen neve.
Pikëpamje tjetër e imja armiqësore e anti-parti ka qenë edhe ajo për çështjen e mbrojtjes së vendit. Unë megjithëse e shikoja dhe e dija që mbrojtja e vendit tonë është forcuar dhe ushtria është e armatosur, por unë duke menduar se ishim një vend i vogël, nuk kam pasur besim se në rast agresioni nga një shtet i madh imperialist ose revizionist, ose edhe nga një koalicion shtetesh, do të mundnim t’u rezistonim atyre e të mbronim vendin tonë nga pushtimi i tyre. Përë këtë, unë mendoja edhe se, në raste agresionesh ne nuk do të mbroheshim dot, mbasi ne nuk kishim armët moderne e teknikën e përsosur luftarake që kanë shtetet e tjera, gjithashtu mendoja se nuk kishte se si t’i rezistonim një agresioni të armatosur, mbasi nga të gjitha anët, vendi ynë është i rrethuar nga vende armiq.
Unë për të gjitha këto pikëpamje anti-parti dhe për çështje të tjera që do të më kujtohen, ose do të jap shpjegime të hollësishme në proceset e mija hetimore.
Proces – Verbalin e lexova, thëniet e mija janë shkruar drejt dhe e firmos.
I PANDEHURI HETUESI
/ KOÇO THEODHOSI / / ELHAM GJIKA /
PROCES – VERBAL
Në Tiranë më 11.12.1975
Unë, Elham Gjika, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mora në pyetje të pandehurin Koço Theodhosi:
Pyetje: Na tregoni i pandehur se si e keni konsideruar vijën ekonomike të Partisë dhe a kini patur pikpamje armiqësore në këtë drejtim?
Përgjigje: Unë, Koço Theodhosi, me vijën ekonomike të Partisë së Punës të Shqipërisë nuk kam qenë dakord në këto drejtime. Së pari unë kam pasur pikëpamjen anti-parti, se nga Partia nuk është ndjekur një politikë e drejtë për zhvillimin paralel të industrisë dhe bujqësisë. Simbas meje nga Partia i është dhënë padrejtësisht më shumë rëndësi zhvillimit të industrisë dhe është lënë mbrapa bujqësia. Kjo gjë simbas mendimit tim, do të bënte që vendi ynë të prodhonte vetë drithërat e bukës dhe artikuj të tjerë, sidomos blegtoral, të cilat do të ndihmonin në rritjen e mirëqenies së popullit, që unë e kam konsideruar se ishte jo në atë shkallë që duhej të ishte. Po kështu unë kam pasur pikëpamjen se po të zhvillohej më shumë bujqësia nga ç’ishte, ajo do të prodhonte më shumë lëndë të parë për industrinë e lehtë, e sidomos për atë ushqimoren, gjë që do të çonte në zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së lehtë dhe si pasojë kjo do të ndikonte në mirëqenien e popullit.
Veç sa më sipër kam patur pikëpamjen anti-parti, se edhe brenda vetë industrisë nuk është ndjekur një politikë e drejtë ndërmjet industrisë së rëndë dhe industrisë së lehtë. Sipas meje, nga Partia dhe Shteti duhej të ndihmohej më shumë zhvillimi i industrisë së lehtë, ndërsa në fakt më shumë investime i jepeshin industrisë së rëndë. Unë kam menduar se disa vepra të industrisë së rëndë të mos importoheshin dhe investimet e tyre t’i kalonin bujqësisë, ose zhvillimit të industrisë së lehtë. Mesa më kujtohet, kjo pikpamje anti-parti më ka lindur aty nga viti 1968, kur nga Partia dhe Shteti parashikohej ndërtimi i një sërë veprash të mëdha për industrinë e rëndë.
Gjithashtu kam pasur pikpamjen tjetër anti-parti, se nga Partia e Shteti, po ndërtoheshin shumë objekte social-kulturore, si shtëpi kulture, hotele etj., të cilat merrnin investime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Unë mendoja se disa prej këtyre mund të mos ndërtoheshin fare, ose të bëheshin më të vogla dhe pjesa e investimeve që do të mbeteshin t’i kalonin rritjes së mirëqenies së popullit, të cilën siç shpjegova edhe më lartë, e kam konsideruar se nuk ishte në atë shkallë që duhej të ishte. Këtë pikëpamje anti-parti e kam pasur kohë më parë, por se kur konkretisht më ka lindur nuk më kujtohet.
Po kështu kam menduar se industrisë së naftës, nuk i janë dhënë fondet e nevojshme për zhvillimin e saj. Gjithashtu unë nuk kam qenë me vendimin e Byrosë Politike të vitit 1967 që ka dalë për naftën, të cilit unë në praktikën e punës time i jam kundërvënë, sepse mendoja se përveç të tjerave nuk duheshin mbaruar të gjitha studimet sismike e pastaj të bëheshin shpimet për kërkim nafte, por pa mbaruar këto studime, mund të bëheshin edhe shpime strukturale, të cilat futeshin në kuadrin e studimeve gjeologjike, pamvarësisht se bërja e tyre kërkonte shpenzime të mëdha.
Unë të gjitha këto pikpamje anti-parti e armiqësore, nuk ia kam thënë asnjëherë Partisë dhe kanë qenë këto që më kanë shtyrë në të gjithë veprimtarinë time anti-parti.
Proces – Verbalin e lexova, thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e firmos.
I PANDEHURI HETUESI
/ KOÇO THEODHOSI / / ELHAM GJIKA /
PROCES – VERBAL
Në Tiranë më 16.12.1975
Unë, Elham Gjika, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, marr në pyetje të pandehurin Koço Theodhosi.
Pyetje: Vazhdo i pandehur të jepni shpjegime rreth akuzës.
Përgjigje: Siç kam thënë edhe më parë, unë kam pasur pikëpamje anti-parti, armiqësore se gjoja nga Partia dhe Shteti Shqiptar, bëheshin dhe aprovoheshin plane të fryra dhe për bujë në disa drejtime. Këtë pikpamje unë e kam pasur qysh nga vitet 1947-1948, që punoja në Komisionin e Planit dhe më vonë më është zhvilluar më shumë, sidomos mbas vitit 1966 e këtej. Them mbas vitit 1966, sepse në disa degë të ekonomisë, sidomos në bujqësi, bëheshin planifikime si në pambuk, luledielli, ullinj, patate etj., dhe nuk realizoheshin shifrat e planifikuara si prodhim. Kjo sipas meje, ndodhte sepse planet ishin të fryra e jashtë mundësive reale të vendit tonë. Po kështu unë kam pasur rezerva edhe për afatet e planifikuara për vënien në shfrytëzim të veprave të mëdha industriale që po ndërtohen. Kështu për shembull për vënien në shfrytëzim të turbinës së parë të Hidrocentralit të Fierzës unë mendoja se janë të shpejtuara afatet e caktuara për vënien në shfrytëzim të kësaj vepre.
Po kështu unë dhe Milo Qirkua kemi pasur pikpamjen e përbashkët, të cilën edhe e kemi biseduar me njëri-tjetrin, se koefiçentët e planifikuar për transportin automobilistik si pesëvjeçar ishin të fryrë dhe të parealizueshëm. Në këtë drejtim kam pasur mendime të kundërta edhe për çështje të tjera të ekonomisë. Kështu unë kisha pikpamjen se ato plane që Partia dhe Shteti i quanin mobilizuese, i konsideroja si të fryra e për bujë dhe mendoja që planet të ishin me shifra të ulëta, që simbas meje të realizoheshin dhe të tejkaloheshin, gjë që edhe unë tashti e kuptoj që kjo pikpamje e imja ulte ritmet e zhvillimit dhe cenon drejtpërdrejt fuqinë e bazës ekonomike të socializmit.
Siç kam thënë edhe më parë, unë nuk kam qenë dakort me politikën e Partisë që t’i reduktonin e t’i kufizonin sa të jetë e mundur më shumë edhe marrdhëniet ekonomike me vendet revizioniste, të gjenim tregje të reja, se kështu do të çanim bllokadën e tyre. Përkundrazi unë kisha pikëpamjen që këto marrdhënie të zhvilloheshin e zgjeroheshin më mirë. Edhe në atë masë që ishin këto marrëdhënie ekonomike me këto shtete revizioniste, unë mendoja se zhvillimi i ekonomisë në vendin tonë dhe realizmi i treguesve të planit, varej po nga këto shtete sepse ata si të fuqishëm ekonomikisht, mundet të na prisnin mallrat që kërkonim të importonim prej tyre dhe ne nuk kishim se çfarë t’u bënim. Duke u nisur nga kjo pikpamje, unë bëja çmos që të realizonim në kohë e me cilesinë e duhur mallrat që eksportonim në këto shtete, sidomos mineralet dhe kur vinte puna që të kërkoja edhe mallrat që kisha kërkuar të importonim. I thoshja Kiço Ngjelës që pse nuk po vinë, mbasi ato shpesh-herë nuk na i jepnin kur i donim, por nuk insistoja me forcë që pse revizionistët nuk i realizojnë në kohë këto marrveshje, ndërsa ne i realizojmë. Më kujtohet që në këto biseda Kiço Ngjela më thoshte se ne jemi të detyruar t’u realizojmë këtyre shteteve revizioniste eksportet tona në kohë e si i kërkojnë ato, ndërsa për të importuar mallrat që u kemi kërkuar ne nuk kemi se çfarë t’u bëjmë atyre, marrëveshjet me ta i kemi lidhur, në tregje të tjera nuk çojmë dot, por, thosh Kiçua, do përpiqemi që të na i japin edhe ato mallra që u kemi kërkuar. Unë më gjatë nuk insistoja sepse kisha pikpamje anti parti që shpjegova më lartë. Pra, përfundimisht, unë kisha pikpamjen se realizimi ose mos realizimi i planeve tona varej nga shtetet revizioniste. Bile, dua të shtoj se unë i quaja të domosdoshme zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet revizioniste edhe sepse tregtinë me ta e realizonim me “Klering” që sipas meje i sillte leverdi ekonomisë tonë. Këtë pikëpamje e ka patur edhe Abdyl Këllezi me Ki[o Ngjelën sepse në raste të ndryshme, kur bisedoja me ta për këto probleme, ata thoshin që mallra të importojmë kryesisht nga vendet revizioniste sepse shkëmbimin e bëjmë me “klering”, kështu, thoshin ata, të zgjerojmë eksportin me këto shtete dhe të marrim prej tyre mallrat që na duhen.
Një pikëpamje tjetër e imja antiparti për problemin e planifikimit ka qenë dhe ajo e zbatimit të vijës së masave në këtë drejtim. Unë, gjithnjë, kam patur pikëpamjen armiqësore se masa nuk ishte në gjendje të jepte mendime të drejta për planet, kurdoherë e kam konsideruar atë të paaftë dhe rrjedhimisht shpeshherë ose nuk ja kam marrë mendimet e saj në konsideratë, ose nuk i kam paraqitur fare masës probleme të tilla për të zbatuar këtë parim të Partisë. Sipas meje, me [ështjen e planit duhet të merren njerëz të ditur, grupe specialistësh e teknokratësh dhe në fund i shikoja unë këto shifra me këtë grup njerëzish, ku shtonim ose pakësonim shifrat në tregues të ndryshëm dhe më në fund i paraqitnim në Komisionin e Planit të Shtetit. Këtë pikëpamje armiqësore e ka patur dhe Abdyl Këllezi, sepse unë së bashku me të, sidomos në drejtim të naftës, kemi shtuar shifra në plan për të cilat nuk tërhoqëm fare mendimin e masës.
Në këtë drejtim dhe për të realizuar pikëpamjen anti-parti që përmenda, unë nga fundi i vitit 1974 ose fillimi i vitit 1975, mendova që për të rishikuar treguesit tekniko-ekonomik të planit do të organizoja mbledhje të ve[anta me byrotë teknologjike të ndërmarrjeve për t’i zgjidhur me këta, në vend që këto probleme t’ja shtronin direkt masës. Këtë [ështje e kam biseduar edhe me Abdyl Këllezin, i cili më tha që kjo ishte një ide shumë e mirë prandaj duhet ta realizonim, bile më porositi që kur unë të organizoja mbledhjen me Ministrinë e Industrisë për këtë [ështje, ta njoftoja dhe atë sepse dëshironte të merrte pjesë. Në fakt, këtë pikëpamje, nuk mund ta realizoja sepse nga fillimi i vitit 1975, filloi demaskimi jonë nga Partia për këtë punë armiqësore që kishim kryer…
Një rezervë tjetër e imja ishte dhe ajo për [ështjen e investimeve të planifikuara. Kështu unë mendoja që ndërtimet e objekteve social-kulturore duhej të planifikoheshin me pak investime, pas ii konsideroja të tepërta në kushtet konkrete të vendit tonë dhe kjo pjesë e investimeve t’i kalonte bujqësisë e kryesisht blegtorisë, të cilat sipas meje ndikonin drejtpërdrejt në rritjen e mirëqënies së popullit që unë e konsideroja të ulët.
Të gjitha këto pikëpamje të kundërta që kisha me vijën e Partisë, nuk ia kam thënë asnjëherë Partisë dhe Qeverisë.
Procesverbalin e lexova, thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e firmos.
I PANDEHURI HETUESI
KOÇO THEODHOSI ELHAM GJIKA

Botimi i ketyre materialeve ka nje vlere teper te madhe njohese njerezore. Populli ka ne gjirin e tij kapacitete qe mund ti japin jetes se tij nje zhvillim dhe progres, por qeverite qe zgjedhim jane te tilla qe e pengojne kete sepse behen monopol i tipave karieriste si Enveri, Berisha etj,. qe minojne cdo zhvillim qe nuk del nga koka e tyre. Me kujtohet nje ngjarje qe kam degjuar per Saliun kur ishte i vogel. Nena e tij u tha Femijve te dilnin te mblidhnin lopet se po binte nata. Nje lope nuk po gjehej dhe Femijet po kerkonin gjate. Se Fundi lopa u gjet dhe Femijet u kthyen ne shtepi. Sala nuk po kthehej. Familja Filloi te therriste tani Saliun te kthehej se lopa u gjet. Sala bertiste nga larg,- nuk kthehem se lopa qe keni gjet nuk eshte e jona, se nuk e kam gjetur une-. Ky personazh drejtoi Shqiperine 22 vjet “demokraci”. Nuk ka ndryshuar asgje me te kaluaren. Ai qe nuk i ben AMEN me Saliun nuk i takon Partise se tij, o do vriten pa u gjetur gjurmet o do emigrojne, o do rrine pa pune. Respekt per Theodhosin per kapacitetin dhe burrerine e tij.
PO EDI RAMEN SPO E FUT NE NJE THES APO KUJTON SE ESHTE ME I MIRE?!