Britania duhet të përgatitet për “kohë të vështira” përpara, kur po largohet nga Bashkimi Evropian, tha kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.
May tha se bisedimet zyrtare me BE-në nuk do të fillojnë përpara vitit 2017, por u zotua se procesi nuk do të stërzgjatet.
Ajo gjithashtu përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të shpejta, duke thënë se Britania ka nevojë për “stabilitet, njofton rrjeti britanik BBC.
Ish sekretarja e brendshme u bë kryeministre pasi David Cameron dha dorëheqje pas publikimit të rezultateve të referendumit për BE-në – me procesin e BREXIT që me shumë gjasa do të dominojë vitet e para të kryeministrisë së saj.
Duke folur përpara se udhëtonte në Kinë për samitin e G20, zonja May tha se ajo nuk pretendon se largimi nga BE-ja do të jetë i “një lundrim i qetë”.
Ajo insistoi se vendi do të “arrijë sukses” pas daljes nga BE-ja, duke thënë se është optimiste për mundësitë e reja për Britaninë jashtë BE-së.
