18 fotot më të bukura të javës që lamë pas

DITA Online
Silhouette camera on the beach, Thailand

“Kuaj në dëborë dhe marshim me pishtarë”. Këto jane disa nga titujt, por “The Guardian” publikon 18 fotot më të mira të javës që kemi lënë pas.

Janë nga e gjithë bota dhe janë zgjedhur nga editorë me eksperiencë të fotografisë.

Më poshtë, Dita i risjell ato për lexuesit si çdo të dielë në rubrikën Foto-Lajm:

Maidenhead, UK

Theresa May luan me top me Blitz, (qen stani skocez) në parkun prapa kishës. Fotograf: David Hartley/Rex/Shutterstock

 

Castrop-Rauxel, Germany

Njerëzit shohin shpërthimin me shënjestër të Gustav Knepper, termocentralit me qymyr. Fotograf: Marcel Kusch/AFP/Getty Images

 

London, UK

Vizitorën ngjiten përmes Weave Project nga Anya Hindmarch në javën e modës në Londër. Fotograf: Nicky Sims/BFC/Getty Images

 

St Moritz, Switzerland

Kuaj gare gjatë GP Moyglare Stud një garë e shtruar me kuajt e bardhë. Fotograf: Ramsey Cardy/Sportsfile via Getty Images

 

East Riding of Yorkshire, UK

Një peshkatar konkurron në kampionatin e hapur evropian të Paul Roggeman. Veprimtaria vjetore, tre-ditore është konkursi më i madh i peshkimit në plazh në Evropë dhe u riemërua në kujtim të themeluesit të saj. Fotograf: Danny Lawson/PA

 

Rongshui, China

Njerëzit Miao festojnë festivalin tradicional të daulles Lusheng në Guangxi. Fotograf: Costfoto/Barcroft Images

 

Kabul, Afghanistan

Afganët kalërojnë në terren me dëborë. Fotograf: Omar Sobhani/Reuters

 

Seoul, South Korea

Koreanojugorët formojnë fishekzjarre të quajtura jwibullori gjatë festimeve tradicionale përpara hënës së parë të plotë, të vitit të ri hënor. Tradita përfshin njerëz që luajnë me rrathët e flakëve dhe thëngjijtë e mbushur me oriz, për të larguar shpirtrat e këqij dhe fatin e keq. Fotograf: Jeon Heon-Kyun/EPA

 

Chanthaburi, Thailand

Një ushtar ushqehet me gjak gjarpri përgjatë një stërvitjeje ushtarake vjetore. Fotograf: Soe Zeya Tun/Reuters

 

Sydney, Australia

Jenna Fluid pozon në Mardi Gras, dita e të drejtave të gay dhe lesbikeve në Sidnei. Fotograf: Joel Carrett/AAP

 

Jammu, India

Policia indiane ruajti vigjilencën pranë një gardhi telash me gjemba gjatë ditës së tretë të shtetrrethimit. Ushtria indiane organizoi marshime flamujsh në lokalitete të ndjeshme, një ditë pasi u raportua dhunë gjatë protestave kundër sulmit terrorist të Pulwama në të cilin u vranë së paku 40 ushtarë, thanë zyrtarët. Fotograf: Channi Anand/AP

 

Vladivostok, Russia

Një shqiponjë deti e bardhë kapi një peshk në gjirin e Zolotoy Rog (Golden Horn bay). Fotograf: Yuri Smityuk/Tass

 

Sofia, Bulgaria

Parada me pishtarë e anëtarëve të organizatave nacionaliste gjatë një marshimi për të përkujtuar gjeneralin dhe politikanin bullgar Hristo Lukov. Lukovi ishte komandant i ushtrisë bullgare gjatë luftës së parë botërore dhe u vra më 13 shkurt 1943. Fotograf: Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images

 

Bangkok, Thailand

Një taksist me motor duke fjetur mbi ty. Fotograf: Jewel Samad/AFP/Getty Images

 

Caracas, Venezuela

Një vajzë vendase dhe një mace që ka humbur rrugën janë parë në një rrugë në lagjen San Agustín. Fotograf: Valery Sharifulin/Tass

 

Barcelona, Spain

Protestuesit mbajnë në duar portrete të separatistit të burgosur katalanas, Oriol Junqueras dhe valëvisin flamuj katalanas pro pavarësisë, gjatë një demonstrate kundër gjyqit të ish-udhëheqësve separatistë katalanas. Fotograf: Lluís Gené/AFP/Getty Images

 

Chittagong, Bangladesh

Banorët ecin nëpër shtëpitë e tyre të shkatërruara pasi një zjarr që përfshiu një lagje të varfër, duke vrarë të paktën nëntë persona. Fotograf: STR/AFP/Getty Images

 

Nice, France

Fluturimi i mbretëreshës gjatë paradës së karnavaleve në Nicë. Fotograf: Valéry Hache/AFP/Getty Images

L.Veizi / Dita 

Burimi: theguardian.com

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *