Nga një përplasje afër shkollës së mesme Sami Frashëri një person ka mbetur i plagosur me thikë rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë shkollës “Sami Frashri” në kryeqytet. Identiteti i personit të plagosur nuk bëhet me dije. Ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të saj. Shkaqet e therjes së personit me thikë policia nuk i ka bërë akoma të ditur. Zbardhja e ngjarjes pritet të sqarohet nga policia në orët në vahdim.
