Letër e nënshkruar te DITA
Thirrjet për protesta nga dyshja “LOLO-2B” për shqiptarët, janë bërë objekt humori nga njëra anë dhe neveri e përbuzje nga ana tjetër. Pjesa e humorit konsiston tek krahasimi që i bëhet me brumbullin, të cilin po ta ndjekësh nga pas të çon në… Aq më tepër që këto protesta kërkohen tani në Gusht, në muaj pushimi kur pikërisht në këtë muaj, ne prisnim me ankth thyerjen e rekordit të vet me not të notarit te famshëm Sali, që për “stilin” e tij të notit ka lën me gojë hapur një federatë të tërë. Pjesa e neverisë është tek sheh më zakonshëm “Trion” Basha-Ristani-Noka, që më së paku duhet të ishin mbrapa hekurave, për megavjedhje në rrugën e kombit, nënshkrimin me një mendjelehtësi shembullore të dhurimit të detit, që ka befasuar dhe vetë grekët, për vrasjet e 21 Janarit, se fajtorët u ndodhën me “duar në xhepa”, apo vjedhjen ashiqare të votave të bashkisë së Tiranës, qe do të cudiste edhe Afrikën.
Nisur nga sa më sipër, nuk ka fyerje më të madhe për një popull, kur sheh të tillë sharlatanë, që jo vetëm s’janë atje ku “duhet ta kenë vëndin” por edhe nxisin vetëm destabilitet, në vend të alternativës, pengesa, “kor kukuvajkash”, “krakëllimë sorrash”, asgjë të re. Kur dëgjon të njëjtin refren idiotësh, të duket sikur je tek tregu i gabit, duke dëgjuar tezgaxhinjtë romë që ndjellin klientët me “haberin” se u hap thesi i ri. Thesi i ri por leckat përsëri të vjetra janë, pantallona të vjetra, fustane të vjetra, brekë…, njësoj si “idetë” Lulu-Berishiane. Qeveria Rama ka mbështetjen e mbarë shqiptarëve, ata po shohin cdo ditë e më shumë përpjekjet e qeverisë për “ta bërë” këtë vend. “Zbërthimi” i Lazaratit megjithë saldimin që i kishte bërë Saliu, reforma territoriale e administrative si dhe reforma në arsim për të zhdukur njëherë e mirë injorancën e së nesërmes janë objektiva strategjike kombëtare.
Rama nuk ka nge të merret me llogje alla PD, koha nuk pret për të vënë sa më parë vendin në shinat europiane.
Përshëndetje “Dita”, Ilia Berberi Pogradec.

Ishte tosi 8 vjet pushtet asgje europe.
ishte saliu i keq per ju jo per mu 8 vjet:nato1 liberalizim vizash 2 statusi 3.
per sa kohe te jet djali komunistit ne pushtet: s’ka europe s’ka integrim do e vertetoj koha