Thesaret e fundosura në bregdetin shqiptar, frikë nga plaçkitja (FOTO & VIDEO)

DITA Online

 

Associated Press i ka dedikuar një reportazh trashëgimisë shqiptare nënujore me titull “Thesaret e fundosura në bregdetin e Shqipërisë”. Bregdeti shqiptar ka një gamë të madhe kulturore me një trashëgimi 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh, të cilat kanë qenë të paeksploruara”.

Reportazhi i AP:

Sarandë, Shqipëri(AP)-  Duke zbritur poshtë valëve, ujërat e trazuar i hapin rrugën ujërave të pastërta vetëm pas disa metrave, duke shfaqur një pamje mahnitëse.

Dhjetëra, ndoshta edhe qindra varka antike shtrihen në shtratin e detit, testament i një udhëtimi të pafat tregtar të bërë në një kohë prej më shumë se 1,600 vite.

Vetëm pas një udhëtimi të shkurtër me varkë, përmes errësirës shfaqet silueta e një anijeje italiane të Luftës së Dytë Botërore , ku sendet personale të ushtarëve ndodhen ende brenda korridoreve dhe kabinave të anijes, ndërkohë helika e saj është bërë shtëpi e kolonive në  rritje për peshqit dhe sfungjerët.

Në brigjet e thyera të Shqipërisë, një prej vijat bregdetare më pak të zbuluara se çfarë fsheh nën ujërat e saj, shtrihet thesare të mëdha.

Anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare.

“Nga çfarë kam parë deri tani, nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka që është e mahnitshme, qoftë kjo për historinë kulturore, qoftë për historinë natyrore në Shqipëri”, thotë Derek Smith, ekologjist dhe kërkues, i cili ka punuar me fondacionin detar RPM, për të eksploruar vijën bregdetare të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit.

Tani Agjencia Kombëtare e Bregdetin është duke shqyrtuar mundësitë se si mund ti studioj dhe ti mbrojë këto atraksione, duke i hapur ato për vizitorët në një vend që është territor i virgjër për industrinë fitimprurëse të zhytjes.

“Ideja e prezantimit të trashëgimisë nën ujore Shqiptare është një ide e re për vendin, sepse deri tani dimë shumë pak rreth historisë së pasur të bregdetit shqiptar, në veçanti për anijet e mbytura”, thotë Auron Tare, kreu i Agjencisë së Bregdetit në Shqipëri, i cili ka qenë i përfshirë gjatë 12 viteve me fondacionin detar RPM në kërkimet nënujore.

Dikur më e izoluar se Koreja e Veriut, Shqipëria gradualisht ka hapur turizmin ndërkombëtar dhe ka shmangur imazhin e saj të mëparshëm si shteti që në pak kohë u shndërrua në territor të banditëve të paligjshëm, në fund të viteve 1990.

Por zhvillimi i tokave bregdetare është duke u zhvilluar në një mënyrë shpesh anarkike, dhe ekziston frika se rrënojat mund të plaçkiten nëse nuk vihen nën mbrojtje.

Legjislacioni pritet të kalojë së shpejti për të mbrojtur trashëgiminë nënujore të vendit, duke garantuar gjithashtu edhe akses për vizitorët.

Greqia fqinje, në jug të Shqipërisë, ka luftuar në balancimin e turizmit me mbrojtjen e objekteve të tij të lashta. Nga frika se mund te humbiste antikitetet e saj nënujore, Greqia ndaloi zhytjet edhe sot zhytja është e ndaluar në çdo anije ose aeroplan, të ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, pavarësisht se kur u mbyt.

Shqipëria po shkon për një qasje më të balancuar.

“Do të thosha se në të ardhmen e afërt rrënojat e lashta duhet të jenë të hapura për studiuesit dhe hulumtimet,” – tha Tare, i cili vuri në dukje se vendi ka humbur edhe një pjesë të trashëgimisë së saj nënujore për plaçkitje gjatë 20 viteve të fundit.

“Disa nga anijet e mbytura të cilat nuk kanë shumë për të humbur, mund të hapen për industrinë e zhytjes”.

Ai vlerësoi se me akses në anijet më moderne nga Lufta e Parë Botërore ose e Dyta, industria e zhytjes mund të nisë në  pesë vitet e para.

Fondacioni Detar RPM, në bashkëpunim me agjencinë bregdetare, ka hartëzuar shtratin e detit përgjatë një të tretës së bregdetit shqiptar, nga Saranda afër kufirit grek me atë të Vlorës. Duke përdorur një kombinim të pajisjeve të zhytësve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, duke përfshirë sonar dhe një automjet nënujor të drejtuar në distancë, ose ROV, anija e saj kërkimore ka zbuluar gati 40 anije.

“Deri tani RPM ka dokumentuar rreth shekullit të 3-të dhe 4-t para erës sonë, deri në Luftën e Parë Botërore dhe mbytjet bashkëkohore të Luftës së Dytë Botërore”, tha Smith duke shuar se: “Kemi një gamë mjaft të madhe prej ndoshta 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh në bregdetin shqiptar, të cilat në të vërtetë kanë qenë të paeksploruara”.

Njëri prej tyre është grumbulli i ngushtë i anforave pranë bregut. I njohur si Rrënoja e Jonit, ishte një anije tregtare që vlerësohej të kishte rreth katër anëtarë të ekuipazhit dhe një ngarkesë me kryesisht anfora të Afrikës veriore.

“Fakti që qeramika ishte afrikano-veriore është me të vërtetë i rëndësishëm sepse tregon lidhjet tregtare midis Adriatikut dhe bregut të Afrikës veriore”, tha arkeologu nënujor Mateusz Polakowski, i cili ka punuar me RPM.

Peshqit e vegjël dalin nga qafat e kanave, të cilat me kalimin e kohës janë njehsuar në shtratin e detit. Vendi nuk është gërmuar dhe arkeologët besojnë se disa shtresa të anforave, si dhe trupi i anijes mund të qëndrojnë ende të paprekura nën shtratin e detit.

“Shumë nga këto rrënoja janë shumë të rëndësishme si thesare të trashëgimisë kombëtare”, u shpreh Polakowski, “Aq e rëndësishme sa është biologjia e saj po aq të rëndësishëm janë edhe shkëmbinjtë nënujorë dhe popullata e peshqve, unë mendoj se këto anije të mbytura jo vetëm që bëhen shkëmbinj artificiale, por gjithashtu futin një ndjenjë të identitetit kulturor, trashëgimisë kulturore”.

“Shqipëria shtrihet në një pikë strategjike në hyrje të detit Adriatik dhe përgjatë rrugëve të lashta tregtare nga Italia në gadishullin e Ballkanit. Mbetet shumë për tu eksploruar”, tha Polakowski.

“Ata kanë rreth 200 milje bregdetare këtu”, tha Smith, ekologjist detar. “Edhe pse ndihemi sikur e kemi siguruar një sasi të madhe të saj … gjithnjë ka më shumë për t’u zbuluar”.

Share This Article
4 Comments
  • Kodoshet e PROSTITUCIONIT ME VLERAT ANTIKE..
    -___________________________________________
    Ai qe e futi Taren ne promovimin e vlerave antike te territorit te Republikes se Shqiperise dhe vecanerisht te bregdetit shqiptar do te mbaje pergjegjesi per zhdukjen e vlerave te paperseritshme antike te nentokes dhe nenujit shqiptar.Tare sherben si kallauz i pirateve te huaj,qe nuk jane Leon Rei,por jane thjesht grabitqare te paisur me mjete teknike.Tare nuk ka asnje shkollim serioz te nivelit universitar ne shkencat historike,arkeologjike.,pervec kursit per kapterra ushtrie ne Zall-Herr.Ne rremujat e 97 u grabit muzeu i Butrintit dhe shume nga bustet dhe statujat u shiten ne Perendim.Per kthimin ne Shqiperi te ndonje objekti te vecante(ne Angli) u interesua vete futbollisti i kombetares Igli Tare,duke kryer akte filantropike.Pse?C`ne Igli Tare me objektet e vjedhura?Ishte ceshtje patriotizmi kulturor,apo te lante mutin me shurre?????????????? Tare ka sjelle ne bregdetin e bekuar shqiptar kete fondacionin RPM,qe i ka anijet me aparatura dhe zhytesit me paisje per te kontrolluar,skanuar,shenuar dhe grabitur pa u kontrolluar gjithe anijet antike,mesjetare dhe disavjecare te mbytura ne bregdetin shqiptar.Ka vite qe ka rregjistruar nje fondacion privat me investim publik te quajtur Agjencia Kombetare e Bregdetit.U trajnuan ne Mal te zidhe u certifikuan me Diploma, me investim publik disa ROJE PLAZHI me emer amerikan.Do ndertoheshin ca kulla vrojtimi neper gjithe bregdetin shqiptar me investim publik dhe taxa te hoteleve,moteleve te pambarimta te bregdetit shqiptar qe i mblidhte Tarja..Cfare ndodhi?U ndertua vetem nje karakoll me derrasa zdrukthtarie ne Sarande,nga ato qe ndertonin rojet e shalqinave ne arat e Myzeqese.Kuadrot e licencuar si Roje Plazhi nuk u duken gjekundi dhe sivjet u thye shifra rekord e pushuesve te mbytur ne bregdetin shqiptar,plot 156 persona.Ku eshte AKB e Tares.??????
    Po sivjet nuk kaqene ne vendin e punes, ka qene ne rrugen EGNATIA.Jane expozuar disa studime dhe dokumentare per pikturat dhe skicat e piktorit Anglez Eduard Lear.Tarja ishte ne Angli ,,,mblodhi pikturat e Lear per Shqiperine dhe i shiti ne Pjace,.
    Ne fakt pikturat e Lear per Shqiperine jane ekspozuar dhe botuar qe ne 1960 e ne vazhdim.Disa prej tyre i ka botuar studiuesui i artit Ferit Hudhri qe ne 1987 me recensente Aleks Buda,Dhimiter Shuteriqi,Kristaq Rama,redaktorXhevat Lloshi.Te tjera jane hedhur ne YOU TUBE,google,etj dhe shume televizione i kane shfrytezuar per dokumentare televizive.Ketu i ka marre Tare pikturat dhe skicat e Lear,i ka printuar dhe i shiti ne piace me 5 leke copen.Tare thote ka vajtur ne muzeun britanik xy,po Tare duke qene nje cope kapterr Zall-herri nuk e di qe shumica e veprave te Lear jane ne Itali dhe vende te tjera te Euroipes,sepse Lear,qe kerthi u braktis nga prindet qe kishin 21 femije, u rrit ne it ne Itali prane motres se tij dhe atje vdiq ne San Remo,prane mikut te tij shqiptar nga Suli,,Gjergj Kokalli.Une ja them edhe ne cilin muze te Italise ndodhen,por druaj se Tare do ta perdori per t`u hedhur hi syve te tjereve.Problemi eshte se ku e gjeti Tare te drejten te shesi skicat dhe pikturat e Edward Lear?Ja dha Qazim Sejdini,qe e mbeshteti financiarisht per printimin e tyre nga interneti?E mori te drejten e autorit nga Mirela Kumbaro,qe edhe kjo e financoi Taren te grabise pikturat e Edward Lear?
    Edi Rama!! Te lesh Taren te menazhoje vlerat arkeologjike te bregdetit shqiptar eshte si te vesh ujkun te ruaje dhente.Me nderime Tare Cerova.

    • ha ha ha sa i pa pame ky komentuesi ketu siper. duket qe eshte nje injorsnt i klasit te larte. po shkruaj shqip nje here o flori pastaj meru me keto ceshtje qe duket qarte se nuk ke kapacitet intelektual te merresh

  • Pse ky njoftim tani per muzeun e nenujshem te bregdetit shqiptar. Kush kerkon te fshihet pas skandalit te viteve 93-96 qe lejuan francezet te kryejne krehrjen e pasurise se fundit te detrave shqiptare. C kerkoni tani. Te gjeni ato qe smunden te marrin francezet?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *