Thesari amerikan: Brexit sfidë e re për ekonominë globale

Elton Tafaruci

Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew deklaroi sot se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit) ishte një sfidë e re aspak në favor për ekonominë globale dhe se BE-ja duhej ta kapërcente sa më shpejt këtë proces.

“Nuk ka asnjë dyshim se është një sfidë e re, aspak në favor për ekonominë globale, por është diçka që ne mund ta menaxhojmë më së miri”, pohoi ai për CNBC.  Ai shtoi se nuk kishte zhvillime në planin e krizës financiare dhe se impakti mbi tregjet shfaqej në parametra të rregullt.

”Ekziston një lloj rregulli në mesin e tregjeve”, siguroi ai, duke pranuar se vota britanike ishte një surprizë.

Zyrtari amerikan theksoi se negociatat tregtare amerikane me Bashkimin Evropian (Tafta ose TTIP) do të vijonin dhe se çdo formë e negociatave të ndara me Britaninë e Madhe do të varej nga zhvillimet e fundit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *