Qeveritë shqiptare kanë hyrë në kontrata koncesionare të shumta gjatë dekadës së fundit, kostoja totale e të cilave nuk dihet me saktësi. Por një thes i madh i llogaritur nga Ministria e Financave në masën 153.8 miliardë lekë (1.2 miliardë euro) duket se do të rëndojë taksapaguesit për së paku 13 vjet nga sot.

Katër segmente rrugësh të reja dhe një kontratë mirëmbajtjeje të dhëna me koncesion deri tani pritet t’i kushtojnë taksapaguesve 153.8 miliardë lekë gjatë trembëdhjetë viteve të ardhshme dhe këto janë vetëm një pjesë e kontratave të shumta koncesionare të nënshkruara nga qeveria e shkuar dhe ajo aktuale, shkruan gazetari Gjergji Erebara.
Lista e investimeve publike të publikuar nga Ministria e Financave rendit kontratat koncesionare sipas kostos që ka secila vit pas viti dhe sipas kostos totale. Shifrat e dhëna nga kjo ministri përfshijnë koston e ndërtimit si dhe interesin financiar të paguar, i cili duket se nuk përfshihet në koston e tenderuar dhe të njohur më parë.
Interesi që pritet të pagohet për këto kontrata është mbajtur gjysmë i fshehtë dhe dhe asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk ka marrë mundimin ta shpjegojë siç duhet.
Kontrata e parë në listë lidhet me mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë. Kjo kontratë financohet nga njëra anë nga përdoruesit e rrugës përmes tarifave dhe nga ana tjetër, nga taksapaguesit përmes dy zërave, njëri i njohur si “subvencionim” dhe tjetri i njohur si “defektet e fshehura të kontratës koncesionare”. Për të dyja zërat, taksapaguesit do të paguajnë përgjatë viteve 9.1 miliardë lekë ose 73 milionë euro sipas kursit aktual të këmbimit. Këto janë veçmas të ardhurave të koncesionarit nga tarifat e rrugës.
Kontrata e dytë në listë është ajo e ndërtimit të 50 kilometrave rrugë që do të lidhë Tiranën me Dibrën. Ndërtimi i rrugës së Arbrit sipas rezultatit të tenderit të qeverisë kushton 40.3 miliardë lekë ose 320 milionë euro. Shqiptarët do të fillojnë të paguajnë 2.5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2019.
Kontrata e tretë është ndërtimi i 21 kilometrave autostradë nga Vora në Kashar, për të cilën është parashikuar se do t’i kushtojë taksapaguesve 54.4 miliardë lekë (435 milionë euro). Me një kosto prej 20 milionë eurosh për kilometër ose 20 mijë euro për metër linearë, kjo është një kosto e krahasueshme me koston e ndërtimeve të tuneleve më të vështira kudo nëpër planet.
Mënyra e dhënies së kësaj kontrate koncesionare mund të tregojë diçka mbi arsyet e kësaj shume. Ajo filloi me një “propozim të pakërkuar” nga një kompani private e quajtur Gener 2 dhe u pasua me një tender që efektivisht nuk kishte garë. Rezultati i tenderit prej 226 milionë euro nuk përfshin interesat që do të paguhen mbi këtë shumë.
Segmenti i tretë në listë është dhënë gjithashtu me koncesion të pakërkuar dhe synon të ndërtojë 17.3 kilometra rrugë në segmentin Milot – Balldren. Kostoja totale e parashikuar është 36.5 miliardë lekë ose 2.1 miliardë lekë për kilometër. Me kursin aktual të këmbimit kjo autostradë do të kushtojë 17.1 milionë euro për kilometër ose 17 mijë euro për metër linear.
Segmenti i katërt është një rrugë dykalimëshe nga Orikumi për në Dukat. Me gjatësi prej 15 kilometrash, kostoja e ndërtimit të saj është 50 milionë euro por kostoja totale bashkë me interesat është 11.8 miliardë lekë (94.4 milionë euro me kursin aktual).
Kontratat koncesionare të rrugëve do t’i kushtojnë taksapaguesve 3.3 miliardë lekë më 2019, 7 miliardë më 2020 dhe 8.3 miliardë lekë në vitin 2021, sipas parashikimeve të buxhetit të shtetit.
burimi: reporter.al
v.l/ Dita

Bobo, ca bohet ketu pyyyyyy..
Pyll me leke. Vjedhje me spektakolare nuk ka ne asnje vend te botes.
Pini kafe shqipkare se i keni xhepat plot.
o Mirel,
ndoshta e ke fjalen per ‘Pidh’ = Pus me Leke …
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.
Degjova shokun Ahmetaj qe dha pergjigje sot per shpellaret: Diferenca kaq e madhe ndermjet parashikimit dhe tenderimit vjen ngaqe vlera e tenderimit bazohet ne projekt-zbatimin! Duhet t’i them shokut Ben, ne projektin teknik gabimi i lejuar llogaritet deri 10% (po e supozojme max 20%), por NEVER 200%!!!
Ku jeni mo ripjellesa? Asnje koment.
Jane tromaksur qekur lideri global u beri glasen me Mid’hatin.
Po ti moterqire mistrec na qenke bere pjese e llumit te PIDH(Partise Idealeve te Dhjerrorit) qe vazhdon te hash sapunin per djath.