Theth/Arrestohet autori që plagosi 49- vjeçarin në shtëpinë e vjehrrit

redaktor

Policia e Shkodrës dhe specialistë të Sektorit të Krimeve të Rënda, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes së 49-vjeçarit, ditën e sotme në orë 6:45 të mëngjesit, në Theth.

Uniformat blu, kanë identifikuar  Florian Kodra , 19 vjeç banues në Theth, si i dyshuri që ka qëlluar në oborrin e shtëpisë shtetasin Nazmi Topuzi, 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej në fshatin Theth, pasi jetonte në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, shtetases me iniciale D.D, 48 vjeç.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasojë, edhe pas ndihmës së marrë mjekësore vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën.

Polcia ka mund të që sekuestrojë në cilësinë e provës materiale, 4  gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.

Sipas policisë shkaku i plagosjes kaq qenë për motive te dobeta.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *