Thethi i bllokuar, rruga nuk merret në dorëzim

Alqi Kociko

 

Prej ditësh zona e Thethit është e bllokuar pas reshjeve të borës deri në 2 metra. Për zhbllokimin nuk kujdeset kush, pasi bashkia e Shkodrës nuk e ka marrë në dorëzim rrugën, prej fondit të zhvillimit të rajoneve, si pasojë e mosmarrëveshjes për investimin. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nuk e ka mbyllur procesin e kryerjes së punimeve dhe dorëzimit në bashki, me qëllim që të dihen përgjegjësitë e mirëmbajtjes rutinë në rrugë dhe Drejtoria e Emergjencave pastaj të japë kontributin për përforcimin e këtyre shërbimeve në rast të situatave të rëndura të motit dhe dëborës, por jo emergjenca të marrë mirëmbajtjen rutinë të një segmenti rrugor për 35 km për ta pastruar nga dëbora.

Nga ana tjetër bashkia Shkodër ka pretendime se nuk janë respektuar kriteret e punimeve të rrugës dhe nuk është zbatuar norma e cilësisë së punimeve.

Share This Article
1 Comment
  • Bashkia e Shkodres ka te drejte.
    Po nuk eshte zbatuar projekti, te mos paguhet Firma Ndertuese.
    Nderkohe Bashkia tu dali zot Banoreve me mjete te tjera.
    Nuk mund te braktisesh Mijera banore, sepse nje ndertues nuk ka zbatuar Projektin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *