Theu lejen e burgut, arrestohet i dënuari Afrim Zeneli

redaktor

Është prangosur nga policia e Kukësit Afrim Zeneli, i riu i cili kishte marrë lejen për të vizituar familjen e tij, por që nuk ishte kthyer në institucionin e dënimit të Burrelit. Sipas informacioneve paraprake Afrim Zeneli është gjetur i fshehur në fshatin e tij të lindjes, Borje të komunës Zapod të Kukësit, mbrëmë në orët e vona të natës.

Në momentin e prangosjes nga uniformat blu, bëhet e ditur se ai nuk ka bërë rezistencë.  Afrim Zeneli është larguar edhe një herë tjetër nga dhomat e paraburgimit të Kukësit, përpara se të transferohej në burgun e Burrelit. Atij i kishin mbetur edhe 6 muaj heqje lirie, për një vepër penale për të cilën ishte dënuar 14 vite burgim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *