David Luiz dhe Thiago Silva kanë gjetur sozitë e tyre në një çift fëmijësh brazilianë. Mbrojtësi i Chelsea publikoi në Instagram foton ku krahasonte dy fotot. Në një shihen dy lojtarët e skuadrës braziliane së bashku në një makinë të përqafuar dhe në tjetrën, në një skenë identike shihen dy fëmijë. “Më në fund të rigjeta”, i shkroi David Luiz mesfushorit të Paris Saint-Germain në rrjetin social duke bërë shaka për ngjashmërinë mes dy fëmijëve dhe lojtarëve. Fëmijët në fakt janë Lian dhe Murilo dhe jetojnë në Piauí. Ata ëndërrojnë të bëhen futbollist.
O.J



