Thiago Silva thërret Mbappe: Mund të bëhet i rëndësishëm te PSG…

Gazeta Dita

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, i ka shtuar zërat për një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe nga Monaco poshtë Kullës Eiffel. Flitet se për 200 milionë euro, Mbappe do të veshë fanellën e Parisit në javën e ardhshme, teksa ai e ndoqi nga stoli fitoren 4-1 që skuadra e tij arriti ndaj Dijon, ditën e diel, pak orë përpara se PSG të fitonte 3-0 në Guingamp, në ndeshjen e parë të Neymar në Ligue 1.

“E pashë pothuajse duke qarë pas disa ndërhyrjeve të mia, herën e parë që e takova. Herën e fundit gjërat ishin ndryshe dhe mu duk i pjekur mjaftueshëm për t’u bërë një sulmues i madh”

Pas blerjes së Neymar për 222 milionë euro, Thiago Silva e mirëpret një transferim tjetër të rëndësishme te skuadra e tij. “Mbappe është dikush që dëshiron gjithmonë të shënojë dhe gjithashtu është një driblues i mirë, – tha Sivla. – Unë mendoj se do të përshtatej shumë mirë te një skuadër si kjo e loja. Ai mund të bëhet një futbollist i rëndësishëm për PSG dhe me atë që kam parë është edhe një djalë i pjekur, pavarësisht se është i ri në moshë.”

Mbappe është kërkuar edhe nga Real Madrid, por familja e tij po e shtyn drejt Parisit duke u trembur se qëndrimi në stolin e “Los Blancos” mund t’i kushtojë vendin në Kupën e Botës 2018. “E pashë pothuajse duke qarë pas disa ndërhyrjeve të mia, herën e parë që e takova. Herën e fundit gjërat ishin ndryshe dhe mu duk i pjekur mjaftueshëm për t’u bërë një sulmues i madh,” – përfundoi Silva për futbollistin 18-vjeçar që shënoi 26 gola në të gjitha veprimtaritë për Monaco gjatë sezonit të kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *