Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Thika e maskarallëkut na ka hyrë në kockë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Thika e maskarallëkut na ka hyrë në kockë
Letrat e Lexuesve

Thika e maskarallëkut na ka hyrë në kockë

anazapta
Published December 7, 2012
Share
SHARE

Qarkullon ndonjëherë një koncept bardhezi, manikeist, për shoqërisë shqiptare: të mirët këtej të liqtë andej; komunistët këtej antikomunistët andej; të ndershmit këtej të pandershmit andej; xhelatët këtej viktimat andej e kështu me radhë. Mirëpo realiteti ka qenë ndryshe. Vetë komunizmin e përqafuan bij të asaj shoqërie, të të gjitha shtresave dhe klasave. Qëllonte që brenda një familjeje njëri vëlla ishte komunist dhe tjetri antikomunist.

 

Shumë komunistë i besonin kauzës me shpirt, të paktën deri nga fundi i viteve shtatëdhjetë. Këta i përkisnin një kategorie njerëzish që priren t’i besojnë “qeverisë”, dhe e konsiderojnë veten shtylla të rendit social – gjë që ka të bëjë me psikologjinë e njeriut. Kujtonin me tërë mend edhe se Shqipëria ishte e rrethuar nga armiqtë, që nuk ia donin të mirën. Më në fund, kujtonin edhe se armiqtë s’reshtnin së dërguari gjithfarë spiunësh e sabotatorësh në Shqipëri… Që këtej edhe vigjilenca, denoncimi, lufta e klasave!

 

Sot po ndodh edhe më keq. Thika e maskarallëkut i është futur shoqërisë shqiptare deri në kockë. Një shoqëri ka një potencial moral të fundmë, nuk mund të gjenerojë vlera morale përjetësisht. Shumë njerëz të ndershëm e të drejtë po përzien në krimin totalitar pothuajse pa e kuptuar. Kur ta kuptojnë do jetë tepër vonë për të dalë. Pa përsëritur gjëra që janë thënë, dua të shtoj se e vetmja mënyrë e sigurtë për ta shpëtuar shoqërinë shqiptare nga gjymtimi totalitar pa e hedhur në greminë është ndërrimi i brezave…

 

Email nga adresa: [email protected]

 

anazapta December 7, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?