Keni provuar të realizoni konturin perfekt të grimit të Kim Kardashian, por duket se nuk po funksionon?
Mos u mërzisni! Blogger-et e make up kanë gjetur një teknikë të re për të krijuar një kontur perfekt – duke përdorur thika, lugë e pirunj kuzhine në fytyrën tuaj.
Sadia Slayy ka filmuar një video të shkurtër, të cilën më pas e ka postuar në Instagram, ku tregon se si me anë të një piruni bën grimin në hundën e saj.




