Thirret komisioni hetimor i Tahirit

Dita

Partia Socialiste ka thirrur mbledhjen e komisionit hetimor për çështjen e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Zyra e shtypit të Kuvendit njoftoi në orën 12:23 minuta se në orën 12:30 do të mblidhej komisoni, me kërkesë që e pranishme të ishte dhe media.

Nga sa mësohet, në këtë mbledhje do të marrin pjesë vetëm deputetët e maxhorancës, pasi ata të opozitës janë në Gjykatën e Tiranës ku po zhvillohet seanca për 23 të arrestuarit e protestës së Kalimashit.

Mbledhja akoma nuk ka filluar, por pritet nga momenti në moment nisja e saj.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *