Në kulmin e traumës shoqërore që shkaktoi arrestimi i pedofilit Prenjasi, është ngritur një pyetje: a është policia në detyrë? Ky person ka qenë me precedent të provuar, si është e mundur të mos merret minimalisht në pyetje, kur denoncohet zhdukja e një fëmije? Kaq shumë fëmijë zhduken në ditë në Tiranë? Kaq shumë pedofilë ka në kryeqytet?! Jo, në fakt. E vërteta është ndryshe: këtu, askush, nuk po bën më punën e vet.
Gazeta “DITA” ka mësuar në lidhje me një episod me një ish-të burgosur politik disa javë më parë, i cili flet shumë mbi mënyrën se si është ”orientuar” puna e policisë shqiptare. Disa javë më parë Skënder Tufa trokiti në një institucion ku depozitoi një ankesë: Tufa ndihej gjatë gjithë kohës i survejuar, madje tha se në çdo kohë të ditës e natës e mbanin nën vëzhgim. Është bërë një hetim serioz mbi këtë denoncim dhe ka rezultuar se vetëm për survejimin e Skënder Tufës ishin 12 policë në dispozicion në 24 orë!!. Si Skënder Tufa survejohen dhe pesë ish-të përndjekur të tjerë politikë. “Rrezikshmëria” e tyre? Mund të shkojnë në një ushqimore të blejnë vezë ose miell për të goditur makinën e “shenjtit” Sali.
12 punonjës policie përdoren vetëm për të survejuar Skënder Tufën. Qindra policë, mjete financiare e bazë logjistike përdoret për të përgjuar kritikët e Kryeministrit apo për të mësuar ”cilët janë të majtët” nëpër lagje që nuk do votojnë Saliun në 23 Qershor. Ndërkohë që pedofilët dhe lloj-lloj kriminelësh ordinerë ndihen të lirë, kur duhet të jenë nën kontroll dhe survejim për shkak të precedentëve.
Skandaloze është ndërkohë një lloj mbrojtje që është shpërndarë edhe nëpër media për vendimin e marrë në 2008 kur pedofili Prenjasi u kallzua për rrëmbim fëmije. Prokurori dhe gjykatësja e përfshirë në lirimin e tij kanë si mbrojtje tezën që “për atë akuzë që u ngrit aq parashikon ligji”?? Qesharake. Kush i pengon këta të hetojnë dhe të ngrenë “akuzat e duhura”?
Thirrini mendjes për atë Zot! A nuk është koha që këta policë, prokurorë e gjykatës të ndalen pak dhe të kthejnë pasqyrën nga vetja? Pritet minimalisht, REFLEKTIM, jo shfajesime. Të paktën, jo në këtë rast. Le ta bejne kete reflektim, se paku me veten. Nëse nuk munden atëherë jemi kafshëruar përfundimisht si shoqëri nën shembullin e pedofilit të mendjeve që dominon vendimmarrjet e sëmura të këtij vendi.
O Zot cpo degjom e cpo shohim o moster pse i vret engjejt e zotit qe duan jeten duan gjithcka qe te afroen edhe ty si engjej qe jan dhe ti i perdor e i vret .Mallkuar ti me gjith soj e sorrpllop ku ti kesh
Me e djeg per se gjalli kete …
(Komenti i ndryshuar nga moderatori)
Keto ishin mangut ne Shqiperi …O zot ruaj adoleshentet nga keto lloj monstrash
Mostra do denim me vdekje , si ne kohen e Sulltaneve me nje hu me maje ne Bythe te ngritur lart qe ti hyje me ngadale. Zoti Sali Palla rikthe denimin me vdekje, me qe e ke xhan Ameriken nuk te thote gje se e ka vete ne fuqi.E ke bere Shqiperine ekzeplare sic ke ti fyteren dende prej krimineli
Ne banken e te AKUZUARIT DUHET TE JETE MIN. I DREJTESISE+ GJYQTARI, pasi kjo beri qe ky MANIAK te vazhdoje pa bezdi kete kafsheri! Duhet te vendoset DENIMI KAPITAL-per kesi kafshesh e pislleqe te tjera!
Keto devijime psikike qe kthehen ne patologji ndodhin ne te gjithe boten,Nuk eshte e vertete se ato stimulohen nga qytetrimi ose ajo qe quhet jeta e sotme “moderne”.Jeta primitive, e prapambetur i ka edhe me te shumta e me te thella keto sjellje anormale, çnjerezore.Ishte thjeshte nje iluzion mospasja e tyre, ajo ishte ne te vertete mosnjohja, fshehja e tyre.Duke i fsheur i kemi ruajtur nen nje mburoje betoni e çeliku e cila ishte e padepertueshme sepse ishte e mbrojtur nga perceptimet tona te jashtezakonshme te virtualitetit te nderit dhe te virtytit.Tani qe eshte ulur kjo perde ndarese e pengimit i shohim te paberat tona qofshin sjellje te mesuar gjate jetes, qofshin devijime psikike.Ka me teper rendesi te dime dobesite tona se sa te mburremi me te mirat qe kemi.Duke i njohur dobesite do te mund te ruhemi prej njerezve te deformuar midis nesh:Duke u mburrur do te mundet veçse viktimizohemi pa e kuptuar se ç’po bejme.Te gjitha institucionet shoqerore, sidomos ato mediatike duhet te kualifikojne opinjonin njerezor mbi veteveten, pertej kurioziteve qe u sherbejne per t’u reklamuar.Duhet administruar me kompetence profesionale kjo fatkeqesi qe u ndodh femijeve tane te pafajshem dhe familjeve te tyre qe gjenden te befasuara e te papergatitura perballe ketyre anomalive te sjelljes njerezore.Mbrojtjen e femijeve dhe te vetevetes duhet ta bejme ne nje menyre me te organizuar e me te vetedijshme nga ajo qe kemi bere gjer me sot.Shteti nuk eshte vetem konstatuesi dhe ndeshkuesi i te keqiave qe ndodhin, por eshte preventivues i sherbeses sociale dhe garancise sociale.
Eshte faji i organeve te specializuara te ketij shtet palle,i ketyre mnstrave qe shkojne ne pune vetem per te justifikuar pagen.Prrenjasi ka qene i identifikuar,i denuar ne Greqi, i denoncuar dhe i debuar nga njerezit e familjes se tij dhe i punesuar nga zyrtaret e Bashkise se Lulzim Bashes,por jo i survejuar prej policise kriminale. Ky eshte kulmi. Sa bukur u kujtuan para se ta kapnin keto organe te policise per ta identifikuar dhe arrestuar duke shfrytezuar te dhenat qe flinin ne sirtar.Kete te klishin bere me kohe,qe kur monstra erdhi dhe u vendos ne Tirane. qe kur e mori ne pune Bashkia te interesohej per kete njeri,qe me siguri u ka deklaruar se eshte me partine demokratike dhe salen dhe kjo ka qene patenta me e sigurt per ta punesuar.Jazek ju qofte ju perfaqesues te shtetit qe paguheni per asgje.
Jam dakort me mendimin se kudo ndodhin keto patologji.Por ne kete rast pyetja e gjithkujt ka te beje me faktin se cfare ben shteti per parandalimin e ketyre fenomeneve ? Dhe sigurisht nje shtet diktatorial si ky i yni nuk ka prioritet mbrojtjen e jetes se qytetareve te vet por mbrojtjen e pasurise dhe te pushtetit te vet. Ne se kjo situate nuk ndryshon dhe ketu kam parasysh civilizimin e shoqerise dhe percaktimin drejt te fajtoreve per kete situate te renduar atehere shoqeria jone do te vazhdoje me tej degradimin. Dhe per te ndryshuar sistemin e kalbur duhet te permbyset me vote kjo qeveri e kalbur !
Nje BRAVO per komentin! Do Zoti kan aq mend sa me e kuptu cfare po u thua Adrian.
me vjen shume keq eshte nje thirrje ne shkretetir presidenti quhet sali prekurori quhet lala sala kryetarja ekuvendit kosi sala kryetarja e gjukates shresa sala ministri kukes sala policija tropoj kukes sala opininisti henri sala moderatori fevzo sala modertor c.pordha peka sala opinisti artan skuth sala dhe ne fund sal marria keshtu u dhje shqiperia . vec ne e shpetofte perendia
Policia eshte ne detyre…mjafton te niseni nga shkodra deri ne tirane te shikoni sa patrulla te policise rrugore me police barkmedhenj dhe te kenaqur te tundin tabelen e ndalimqarkullimit,per te kuptuar se kjo eshte nje polici e keqadministruar dhe jo profesioniste….Puna e saj matet me sa gjoba ndeshkoi qytetaret,sa para futi vete ne xhep etj,etj…ne jemi fatkeq qe jetojme ne kete vend qe nuk te ofron asgje…dhe te merr gjithcka…
tirana esht nje qytet mish mash,dhe esht bere strehe per shum njerez si puna e monstres…e kshu stalini i shqiperise sben pun tjeter,survejon kundershtaret e tij politike,
PAK NGA PAK
Kalojmë një shteg, kapërcejmë një prag
Çdo ditë udhëtojmë e vdesim nga pak.
… Nga pak e nga pak, në trup e në shpirt.
Diku vetmitarë e diku bashkarisht.
D.Agolli