Thirrja e Akademikut për mësuesit: Mos pranoni sutiena, mbathje, zarfe me lekë…

Dita

Akademiku Artan Fuga u është drejtuar të gjithë mësuesve në vend, që sot festojnë 7 Marsin, duke trajtuar traditën e shëmtuar në dhënien e marrjen e dhuratave.

Fuga  cilëson mësuesit që pranojnë dhurata të llojeve të ndryshme si zhvillues të korrupsionit, abuzues të detyrës e plaçkitës.

Postimi i plotë

7 marsi, dita e mësuesve të përkushtuar, jo ditë takse ndaj nxënësve dhe familjeve të tyre.

Nesër është 7 marsi. E kam merak ta përsëris çdo vit. Të gjitha ato mesuese apo mësues që pranojnë nga nxënësit më shumë se një duartrokitje, një tufe lule, një kartolinë, hajde një libër, a një punëdore të vogël bërë në shtepi, pra simbole të kësaj natyre, por pranojnë edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me lekë, deodorante, servise pjatash, vathë, ore, këpucë, kompjutera, telefona celularë, etj, bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkisin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallik.

Ndërkohë prej dy shekujsh ministria e përndershme e arsimit fle dhe mbyll sytë ndaj kësaj dukurie të turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje të nxënësve dhe të familjeve të tyre.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Jo vetem kaq por duhet nuk duhet te pranojne as tituj “Akademik”, “Profesor” etj dhe as pagesa honorifike nga buxheti i shtetit. “ELITA” e ketij vendi eshte e paster por e prishin keta mesuesit maskarenj. Me kujton shprehjet se regjimi i Enver Hoxhes ishte i drejte por e prishnin disa njerez te korruptuar ne shkallet e ulta te administrates. Me nje fjale “shan gomari kokoshin kokmadh”

  • Demokarcia Skiperine e ka mbushur me “kristaline”!
    Shiten gjer diplloma per gjykatsa e profesora….
    Shkollat skipetare kane nevoje te mbrohen me polici dhe ushtri !
    Kujdes me 7 Marsin!

  • Po ky akademiku i komunikimit me kafshet, se me nejrezit s’ka komunikuar deri tani, çfare thote? Mos pranoni sytjana, mbathje……dhe themi ne kemi akademik , profesore, intelektuale, njeres te ditur e te mesuar plot kulture e dinjitet moral…! Ky Artan Fuga eshte bere per ne psiqiatri, une s’e kuptoj se çfare u meson ky studenteve dhe cilet jane ata studente qe degjojne kete te çmendur marrok. Nuk eshte vetem, jane shtuar shume.

    • cfar i meson ky sharlatan e skicofren studenteve ?

      Ja pra ,
      shif gjuhen perverse te tij ,

      shifeni rinin shqiptare ekraneve dhe kudo
      dhe kuptoni thjeshte c’i meso ky Akademiku Lajthitur !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *