Thirrja e Erjon Braçes: Të arrestohet kryebashkiaku i PDIU-së, ka kryer krim

Gazeta Dita

Deputeti i PS, Erjon Brace ka denoncuar dhe ka kërkuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini, i cili vjen nga radhët e PDIU. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Erjon Brace thotë e kreu i bashkisë së Rrogozhines cdo natë iu vendos zjarrin plehrave duke ndotur disa fshatra nga gazrat që çlirohen.

Statusi i Braces: 

A do ta lidhe kush kete Kryetarin e Bashkise ne Rrogozhine?! Ate personalisht, kerkend tjeter!! Shihni ckrim po ben!! Cdo nate ju ve zjarrin plehrave dhe, Cermat duke nisur nga e Cerma e Siperme, Thanasaj etj fshatra aty prane, NDOTEN MASIVISHT NGA GAZRAT QE CLIROHEN PREJ DJEGIES!!

Une nuk kam kujt i them me! Tani po i apeloj publikisht Inspektoriatit te Mjedisit, Policise se Shtetit gjithashtu. Rrogozhina po kthehet ne ferr per Cermat keto 20 vitet e fundit! Ne fillim derdhnin plehrat ne lum, tani i jane turrur lumit dhe po e gerryejne e shkaterrojne per inerte, gazrat prej djegies jane shume fare!

Share This Article
6 Comments
  • Erion,

    A je deputet ti? Ngrije kete çroblem atje dhe propozo nje ligj për mbrojtjen e ambientit, apo përforco ligjin ekzistues, apo lexo ligjin dhe cito at epjese të ligjit që e ben veprimin e ketij kryebashkiaku nje veprim kriminal për mbrojtjen e ambientit qe zeri yt te degjohet per kete problem.

    Me statuse në FB nuk zgjdhen keto gjera

  • Edhe se kete problem e ngriti ne fb z Brace vetem mire ka bere, nuk ka asgje te keqe.Z k/minister Edi Rama denoncoj gazetarin e fb i cili nuk me Boton komentin ne kete faqe qe nga muaji prill i ketij viti.Ne kete menyre ky person me ka mohuar te drejten e komentit duke me mbyllur gojen, njekohesisht gjate te shkruarit te komentit mi deformon fialet me dhjetra here.Emigranti Thomaq Strati

  • Zoti Brace ka te drejte, por do te ishte me mire te fillonte nga kryetari i bashkise se Durresit.

    U bene disa vite qe ne Spitalle, ku grumbullohen mbeturinat urbane te Durresit, ato digjen cdo mbremje. Duhet te mbyllesh dritaret per ti shpetuar aromes se keqe.
    Mendoj se me 6 milione eurot e llogaritura per “velieren” e famshme te Vangjushit, mund te beheshin dy gjera te mira njeheresh:

    1-Te mos demtoheshin pasurite arkeologjike, sikurse po ndodh me projektin e “velieres”; dhe

    2-Te ndertohej nje venddepozitim i pershtatshem per mbeturinat urbane.

    Zoti Brace do te bente mire qe te shihte me pare traun ne syrin e vet (ose te Vangjushit) se sa qimen ne ate te kryebashkiakut te Rrogozhines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *