Thirrja e PD-së?!

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Në një moment, një gazetare i pyeti protestuesit te Liqeni a janë ndikuar apo përdorur nga PD-ja. Përgjigja ishte: Jo. Por duke patur parasysh përgjigjet e tyre kontradiktore (në vetëm 4 veta), del se njëri i binte gozhdës e tjetri patkoit. Dhe hipokrizia e tyre doli ashiqare në shesh, kur vetë kryebajrakari Sali shkruante shqip në FB: “Dje mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së PD-së dhe dolën në protestë të fuqishme…” Pamë në video edhe se sa “paqësisht” shkatërronte rrethimin e zonës së objektit, se si njollosnin fasadën e Bashkisë me bojëra, vezë, domate etj., se si shanin nga nëna e motra policët në detyrë, se si shkatërronin makineri që ndodheshin në zonën e “zjarrit” etj. maskarallëqe të tilla. Dhe pa pikë turpi ankoheshin nga dhuna e policisë. Dhe në fund, çdo njeri me mend në kokë habitet se për çfarë arsye thelbësore, justifikohet ky vandalizëm mesjetar. U bë kiameti për një kënd lojnash për fëmijë?!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *