Thirrja e Strazimirit për militantët e PD-së: Ngrehuni dhe bjeruni

Saimir Lleshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri kërkon nga militantët e partisë së tij që të ngrihen kundër qeverisë. Ai ishte sot në komisariat ku ka takuar disa prej të arrestuarve.

Për këtë arsye, ai kërkon nga militantët e PD-së që të ngrihen në këmbë dhe t’i bien qeverisë.

Fatmira e Ibrahim Kuka, prindërit e Andi Kukës, të rrahur shtazërisht nga policia në orët e vona të natës së mbrëmshme në shtëpinë e tyre në sy të fëmijëve të mitur! Familje e përbërë prej 9 personash (3 prej të cilëve invalidë) pa asnjë të ardhur!

Pse? Sepse “keni dalë kundër qeverisë në protestë”! Deputetët e opozitës, avokatët nuk lejohen të takojnë të ndaluarit me sa duket për shkak të shenjave evidente të dhunës!

Fashizmi i në veprim! Ky nuk është shtet! Ky tashmë është një REGJIM që duhet shporrur, jo dialoguar! Ngrehuni dhe bjeruni”, shkruan deputeti demokrat. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *