Thirrja nga Tirana: Londra të mbështesë Ballkanin në çështjet e sigurisë

DITA Online

 

Samiti i ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, do të zhvillohet në Londër, në korrik. Me samitin e Londrës mbyllet cikli i deritanishëm i  Procesit të Berlinit dhe pritet të hapet një tjetër.

I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike ndërqeveritare e kancelares Angela Merkel, ky proces synon të ndihmojë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor (BP) për të bërë progres drejt hyrjes në BE përmes investimeve në infrastrukturë dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Procesi i Berlinit kërkon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) me njëri–tjetrin dhe me vendet më të fuqishme anëtare – Gjermani, Francë, Itali, Austri, Kroaci – për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit të BP në BE.

Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnë se ky proces duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania, inisiatore e këtij procesi, ka propozuar formulën “Berlin Proces Plus”.

Britania e Madhe edhe pse po përgatitet të dalë nga BE, vitin që vjen dëshiron të vazhdojë zotimin e saj ndaj mbështetjes së perspektivës europiane të BP, duke u bërë vendi mikpritës i samitit të pestë të Procesit të Berlinit.

Prioritetet në Samitin e Londrës

Diplomati britanik, Andrew Page, koordinatori i këtij samiti, publikoi prioritetet e këtij samiti. Në vizitën e tij në Tiranë, të enjten, ai bëri të njohura për gazetarët 3 prioritetet kryesore të Samitit të Londrës.

“Stabiliteti ekonomik, siguria e brendshme – krimi i organizuar, korrupsioni, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar – dhe prioriteti i tretë mosmarrëveshjet rajonale. Anëtarësimi i BP në BE sjell stabilitet në Europë. Strategjia e Komisionit Europian që këto mosmarrëveshje të zgjidhen para anëtarësimit të vendeve të BP në BE është e qartë”, tha në Tiranë, koordinatori i Samitit të Londrës, Andrew Page.

Katër samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit – Berlin 2014, Vienë 2015, Paris 20156 dhe Triestë 2017 – kanë prodhuar rezultate konkrete.

Një nga arritjet më të shënuara është ngritja dhe funksionimi i RYCO – Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor- me seli në Tiranë, e cila promovon pajtimin dhe bashkëpunimin mes rinisë në rajon përmes programeve të shkëmbimeve rinore. Vendet e BP kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe po ecet drejt krijimit të Zonës Ekonomike të Ballkanit Perëndimor ku mallra, shërbime dhe punëtorë të kualifikuar do të lëvizin në rajon pa pengesa.

Interesi i Britanisë së Madhe dhe perspektiva europiane

Koordinatori i Samitit  të Londrës, Andrew Page theksoi në Tiranë se “interesi i Britanisë së Madhe ndaj perspektivës europiane të BP nuk do të ndalet dhe as do të ndryshojë”.

Çfarë do t’i ofrojë Britania e Madhe rajonit në Samitin e Londrës për të konkretizuar vazhdimin e angazhimit të saj drejt perspektivës europiane?

“Përvojën në çështjet e sigurisë. Samiti i Londrës do të fokusohet në ndjekje se ku shkojnë paratë nga korrupsionit. Pra, nga faza e parandalimit të korrupsionit të avancojmë tek ajo e ndëshkimit. Kjo do të thotë ndjekje e parave të fituara dhe pasurive të pajustifikuara përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. Britania e Madhe do të ndihmojë agjensitë ligj-zbatuese në BP, ato të inteligjencës përfshirë edhe ato të hetimit duke vënë në dispozicion përvojën e saj në luftën kundër korrupsionit”, tha në Tiranë Andrew Page.

Rreziqet në Ballkanin Perëndimor

Edhe pse BP po jeton në paqe pas luftërave të përgjakshme të 1990-s në vendet e ish-Jugosllavisë, siguria dhe stabiliteti i tij është i cënueshëm nga rrjetet e krimit  të organizuar, korrupsioni dhe radikalizmi fetar. Dhe nga përpjekjet në rritje për ndikim të Rusisë, Kinës apo Turqisë.

“Britania e Madhe është e ndërgjegjshme se nëse vendet e BP nuk ecin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, atëherë ka vende të  tjera që kërkojnë të kenë ndikim në këtë rajon, që jo gjithmonë kanë të njëjtat vlera dhe qëllime si BE. Nëse qeveritë dhe popujt e BP dëshërojnër të shkojnë drejt BE, Britania e Madhe ka dëshirë të ndihmojë. Një vend tjetër nuk duhet ta pengojë këtë”, tha në Tiranë Andrew Page duke nënkuptuar Rusinë.

Ai theksoi se Britania e Madhe edhe pse largohet nga BE, nuk ka ndryshuar qëndrim, për të qenë një vend mik dhe partner me Ballkanin Perëndimor. Sfida e Britanisë së Madhe në Samitin e Londrës duket se do të jetë mbështetja e BP ndaj perspektivës europiane të anëtarësimit në BE kur ajo vetë është në prag të largimit nga ky bashkim./DW

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Fatkeqesia qe Shqiperia asht e shkallmume ekonomikisht.Aq ma teper qe u shpartallue edhe zi e ma zi per njicerek shekullit nga nji i marr malok vicidolit qe zbatonte direktivat e agjentures nga varej tek shlivovica e Beogradit.Ne te kunderten.Do i thuhesh BE do na pranosh apo ka edhe drejtime te tjera te lidhemi me shtete te fuqishme ekonomikisht per te mbijetuar ne komoditet.Kur ji i vorfen dhe i vogel ne te gjitha sintomat bekohesh me vleren.Ma mire mut se i vogel.Kjo nuk na pelqen.Po nuk mund ti ikim rrealitetit.

  • Paradokse nuk ka vetem ne Shqiperi ; ne Londer u mbajtka samiti i vendeve te BP ne kuader te procesit te Berlinit dhe Britania qe e braktis BE perpiqet te “loboje “per keto vende qe anetaresohen ne BE. Mos e quaj atehere kete paradoks Europian ! Anglis i duhet thene ;larg duart nga Shqiperia , ne qofte se nuk i themi dot edhe nga Ballkani!Sic duket Anglia nuk heq dore nga kolonit!

  • Paradokse nuk ka vetem ne Shqiperi ; ne Londer u mbajtka samiti i vendeve te BP ne kuader te procesit te Berlinit dhe Britania qe e braktis BE perpiqet te “loboje “per keto vende qe te anetaresohen ne BE. Mos e quaj atehere kete paradoks Europian ! Anglis i duhet thene ;larg duart nga Shqiperia , ne qofte se nuk i themi dot edhe nga Ballkani!Sic duket Anglia nuk heq dore nga kolonit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *