Thirrje për hapjen e negociatave nga Gjermania: Shqipëria e meriton

DITA Online

 

Ndërsa dita vendimtare, në të cilën vendet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë për hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë po afron, në Gjermani shtohen thirrjet që mbështesin kandidaturën e vendit tonë.

Së fundmi, Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një “think tank” i pavarur me shumë influencë në jetën politike gjermane publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se pavarësisht sfidave ende të rëndësishme me të cilat përballet vendi ynë, “asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka bërë aq sa Shqipëria për të merituar hapjen e negociatave”, raporton TCH.

Sipas këtij raporti, një ndër pikat më të rëndësishme në të cilën ka përparuar Shqipëria është reforma në drejtësi.

“Duhet të pranojmë se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksohet në dokument.

Raporti shkon më tej, kur thotë se dhënia e një drite jeshile për hapjen e negociatave është shumë e rëndësishme edhe për vetë interesat e Berlinit Zyrtar.

“Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar, edhe pse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa përpara pranimit”, shkruhet që në preambulën e këtij dokumenti.

Në këtë drejtim, vlerësohet gjithashtu vokacioni i qartë pro-perëndimor i vendit tonë, që sipas këtij Këshilli, është shumë i rëndësishëm të shpërblehet, për të krijuar një vijë ndarëse nga vendet e Ballkanit qe vazhdojnë të flirtojnë me Rusinë, siç ndodh vazhdimisht me Serbinë.

Duke komentuar edhe fenomenin shqetësues të azilkërkuesve, Këshilli Gjerman për Politikan e Jashtme nënvizon se hapja e negociatave do t’i jepte një perspektivë të qartë të rinjve shqiptarë, duke ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Nga ana tjetër, raporti flet me tone kritike mbi kulturën politike në vendin tonë, duke sulmuar bojkotet parlamentare dhe protestat e organizuar gjatë javëve të fundit.

“Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizëm i përbashkët për debatin politik në Shqipëri”, shkruhet midis të tjerash.

Publikimi i këtij dokumenti vjen vetëm pak javë përpara se vendet e Bashkimit Europian të votojnë pas rekomandimit pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pavarësisht se Komisioni vlerëson se vendi ynë ka përmbushur të gjithë kushtet për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, hapja e negociatave kushtëzohet nga vota pro e 28 vendeve anëtare, pasi sipas statutit të organizimit të BE-së, mjafton që një vend i vetëm anëtar të vendosë veton, që hapja e negociatave të shtyhet për të paktën disa muaj.

Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme është një strukturë që përfshin mbi 2 500 figura të rëndësishme të jetës politike dhe akademike në Gjermani.

Midis anëtarëve më të shquar të këtij Këshilli prestigjioz kanë qenë edhe ish-president Richard von Veisaker dhe ish-ministri i Jashtëm, Hans-Dietrich Gensher.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • ‘VETTOJA’ E GJERMANISE ,ME KUSHT,PER HAPJEN E NEGOCIATAVE DO JETE VENDIMTARE DHE KJO VARET SHUME NGA AMBASADORJA E GJERMANISE QE NJEH POPULLIN SHQIPETAR DHE POLITIKAT ANTISHQIPETARE NE KETE VEND 28 VJET SI DHE TERE INFLUENCAT E AGJENTURAVE LOB IZMIT E SHTETEVE TE HUAJA

    • Ky Keshilli Gjerman me ngjason me Organizaten e Veterane te Luftes , ose me Shoqaten e te Perndjekurve Politike , qe nuk i pjerdh njeri fare.

  • Vazhdoni ti beni qejfin vetes kuqaloshe te dashur !!!
    Jeni deri ne fyt me skandale, mos prisni qe ata ti hapin deren shtetit me te korruptuar ne Ballkan.
    Atyre nuk jau ka ngrene dhia librat, jo me kot jane lokomotiva e Europes.
    FAJIN E KA SI GJITHNJE SALIU!!

  • I falenderoim Eliten Gjermane per ndihmen e pa kursyer qe i japin vendit tone shqiperi per tu bashkuar me vllejzerit tan Evropian.!

  • Gjermania Austria e kane shume te kjart iden per hapjen e negociatave per Shqiperine ne BE.Situata e aktuale sot duhet te jete shume e favorshme ne interresin e BE. E domosdoshme ne vecanti per ta afrue Shqiprin drejt BE.Nese veproni te kunderten do shkulni lesht e krese po te vendosen baza ushtarake moderne Ruse ne bregdetin Shqiptare.Ku 2 miljon shqiptare te mbetun ne shtepi,shumica rrugave te botes.Rusia nuk e ka per asgja ti siguroje buken shqiptarve kur minjet ushqehen ne hambaret ruse sa per mbi 5 milion shqiptare.Iu afrojne dhe teknologji dhe industri.Dhe natjeta Europa.Njikohesisht dhe Kina nuk rrin duarkryq e cila do kontribonte shume ma teper se c’kane kontribue per 30 vjet tranzicion perendimi.Mos harroni qe Berisha shkatrroi gjithe industrin e rend dhe te lehte si dhe ate ushqimore.Vendi mbeti vetem ne perparimin ndertimit te rrugve dhe shtepiave.Vec keti lloj ndertimit vendi ma shume ka degradue ne damtimin e ekologjise ne kurrize te natyres. E kuptoni se si luajn Europianet me Turkun dhe se si turku nuk tundet nga lojnat Europiane.Duroi sa duroi turku ma ne fund u holl nga Putini.Perendimi do ti baje bllokat.Qe asht me qeshe me hund ne grusht per bllokatat qe iu doli boja.
    Ne politike mbi interresin per te mbijetue nuk pytet ma me fodullekun nuk jemi me lindjen po jemi me perendimin.Politika e shqiptarve sot duhet te jet e prere.Jemi me mbijetesen ma te favorshme e te patundeshme.Nuk ka bythe shtetit sa do i fguqishem te jete qe ngrihet per te shuar popujt qofshin dhe te vegjel si puna e jone.
    E mira e palve ndermjet Shqiptarve dhe perendimit asht qe ne qershor BE te hapin negociatat.Aq ma teper kur shqipetaret jane Europian shume kohe para vete europianve.

  • Germanet gjithmone kane deshte Shqiperine Zoje,po cka me ba kemi shume debila qe si dje si sot ende luftojne nazifashizmin inexistant,e nuk i lene germanet me marr punet ne dore,po shikojne ka kurva serbofile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *